Më 17 shtator, organizata INPO ka reaguar për trajtimin me “urgjencë” të projekt buxhetit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.
Në një komunikatë nga INPO, thuhet se këta të fundit nuk po pajtohen me thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, nga kuvendi i komunës së Prishtinës.
“Organizata INPO nuk pajtohet me thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila për objekt shqyrtimi ka projekt-buxhetin për vitin 2025. INPO vlerëson se trajtimi i projekt buxhetit me “urgjencë”, përveç se është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm, është shndërruar në një problematikë sistematike që përsëritet çdo vit, duke krijuar një praktikë të dëmshme në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatë thuhet se kjo mbledhje nuk pati asnjë sqarim.
“Thirrja për mbledhje të jashtëzakonshme nuk është shoqëruar me asnjë sqarim nga ana e komunës që do të justifikonte urgjencën e aprovimit të buxhetit, kur dihet se afati ligjor për aprovim është deri më datën 30 Shtator, sipas nenit 20, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Në këtë situatë është e paqartë arsyeja që buxheti të trajtohet përmes një mbledhjeje të jashtëzakonshme dhe jo përmes mbledhjes së rregullt, kur kjo afekton në të aspekte materiale dhe procedurale të këtij procesi”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu në komunikatë thuhet se sipas INPO-s komunat duhet të publikojnë materialet e mbledhjes.
“INPO shpreh shqetësimin e saj për mostransparencën e komunës në publikimin paraprak të materialeve të nevojshme për buxhet, të cilat duhet të bashkëlidhen me ftesën për mbledhjen e Kuvendit. Sipas neni 5 paragrafi 3 të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2023, komunat obligohen që, përveç ftesës, të publikojnë edhe materialet e mbledhjes, të cilat në rastin e Prishtinës nuk janë publikuar në asnjërën nga ueb-faqet e saj”, thuhet në komunikatë.
Tutje INPO ka bërë thirrje ndaj komunës së Prishtinës, që të veprojë në përputhje me ligjin.
“Andaj, INPO i bën thirrje Komunës së Prishtinës që për çështje të natyrës së veçantë siç është buxheti komunal, të veprojë në përputhje me kërkesat ligjore dhe procedurale, në mënyrë që të ofrohet transparencë e plotë dhe mundësi për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në procesin e shqyrtimit dhe aprovimit të buxhetit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
JD Vance shkaktoi skandal me deklaratën për Britaninë, tani 'han' fjalët e veta

Zelensky propozon fazën e parë për përfundimin e luftës - bën edhe një hap drejt pajtimit me Trumpin

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

JD Vance: Britania e Madhe është një vend i rëndomtë që nuk ka bërë luftë për 30 ose 40 vjet

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës