Një influencuese e re braziliane u vra në sy të familjes së saj gjatë një tentim plaçkitje në Rio de Janeiro.

Luana Murta Jardim dos Santos Martins (30) ishte me burrin e saj dhe djalin e tyre dyvjeçar Miguelzinha, kur të dyshuarit iu afruan veturës së tyre të dielën në mbrëmje dhe filluan të qëllonin, transmeton Telegrafi.


1 197

Ajo u qëllua në shpatull, por më pas plumbi kaloi në zemrën e saj. U dërgua me urgjencë në spitalin komunal Salgado Filjo në Mejero, por ndërroi jetë nga plagët e marra menjëherë pas mbërritjes.

2 32

Policia në Brazil po heton rastin dhe e ka cilësuar si tentim plaçkitje. Babai i viktimës, Atanel Jardim dos Santos, megjithatë, beson se vajza e tij ishte objektivi. Pretendon se vajza e tij është ndjekur nga të dyshuarit para se të afrohen dhe të hapin zjarr.

3 25

“Nuk ishte plaçkitje, ishte vrasje. Askush nuk qëllon në veturë me xhama të mbyllur”, tha baba i të ndjerës.

4 24

Sipas hetimeve, të dyshuarit fillimisht kanë shtënë në pjesën e pasme të veturës, më pas kanë kaluar veturën dhe kanë shtënë sërish.

5 17

Bashkëshorti i Luanës, João Pedro Farce, tha se djali i tyre ishte në veturë në atë moment, por që të dy shpëtuan pa lëndime të rënda.

6 20

“Nuk po ndihem mirë. Dua të falënderoj të gjithë ata që dërgojnë shumë mesazhe. Jam mirë. Miguelzinho është gjithashtu mirë, fytyra e tij është e lënduar, disa copëza predhash e kanë goditur, por ai është mirë. Unë isha në ulësen e pasme. Sapo të kem më shumë informacion do ta shkruaj këtu”, ka bërë të ditur Joao në faqen e tij në Instagram

Luana, e cila e dokumentoi humbjen e peshës në rrjetet sociale, kishte më shumë se 350 mijë ndjekës në Instagram. Ajo ndau këshilla për fitnesin dhe humbjen e peshës në rrjetet sociale pasi humbi 42 kilogramë. Ajo la pas dy fëmijë, 10 dhe dy vjeç. /Telegrafi/