Infektologu, Izet Sadiku në një prononcim për Telegrafin ka folur për gjendjen aktuale pandemike me COVID-19, si dhe rrezikshmërinë e rritjes së numrit të rasteve në muajt e ardhshëm.
Sadiku tha se në muajin korrik si dhe në pjesën e parë të muajit gusht ka pasur rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19.
Mirëpo, ai theksoi se në pjesën tjetër të muajit gusht ky numër ka filluar të bie, por siç tha ai ekziston rreziku që në muajt e ardhshëm sërish të ketë rritje të numrit të rasteve në vend.
“Ju e dini që kemi pasur rritje të numrit të rasteve gjatë muajit korrik dhe pjesës së parë të gushtit, si dhe kemi një trend të zvogëlimit të rasteve në dy javët e fundit, raste të reja. Mirëpo, e din të gjithë se po hymë në një periudhë në të cilën jo vetëm ne, por të gjitha vendet evropiane kanë filluar të tregojnë rritje të numrit të rasteve dhe kjo bëhet pasi është fillimi i vitit të ri shkollor. Pastaj po hyjmë në fazën ku mund të ketë dhe viroza tjera sezonale që e rrezikojnë dhe më shumë situatën me COVID-19, prandaj po hyjmë në situatë që mund të rrezikoj apo mund të ndikoj në rritjen e numrit të rasteve me të infektuar me COVID-19”, ka thënë ai.
Sipas tij, ekziston rreziku i rritjes së numrit të rasteve edhe me fillimin e vitit shkollor dhe atë akademik, pasi siç theksoi Sadiku lëvizja e popullatës është më e madhe.
“Në shtator është fillimi i vitit shkollor, ndërsa në tetor fillimi i vitit akademik është rritja e numrit të studentëve, lëvizja më e madhe e popullsisë, e sigurisht ekziston rreziku për rritje të përhapjes apo rritja e numrit të rasteve të reja me COVID-19”, u shpreh ai.
Infektologu Sadiku ndër të tjera tha se institucionet e vendit duhet të kenë parasysh që të marrin masa si dhe të bëjnë analizimin e situatës pandemike me COVID-19, pasi qëllimi parësor është ruajtja e shëndetit të qytetarëve.
“Institucionet tona duhet të kenë parasysh marrjen e masave dhe analizimin e mirë të situatës për hapat që do të ndërmarrin, pasi qëllimi parësor i të gjitha veprimeve duhet të jetë ruajtja e shëndetit të popullatës. Prandaj, e keni parë dhe OBSH e ka pas deklaratën se nëse hymë në një fazë të lirimeve të vazhdueshme e pa përgatitje të mirëfilltë, në këtë rast fillimi i vitit të shkollor pa përgatitje të mirëfilltë, mund të shkaktoj gjendje shumë të rënduar epidemiologjike në atë vend. E njëjta gjë mund të ndodh në Kosovë, nëse ne mund të hyjmë të papërgatitur si duhet me fillim të vitit shkollor mund të rrezikojmë rritjen e rasteve. Numri i rasteve të reja në botë matet me numrin e kapaciteteve spitalore që i ka një shtet”, tha tutje infektologu Sadiku.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.454 raste nga 51.135 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 525 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.595 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.334. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!