LAJMI I FUNDIT:

India ndalon therjen e kurbanëve në Kashmir për festën e Kurban Bajramit

India ndalon therjen e kurbanëve në Kashmir për festën e Kurban Bajramit

Zyrtarët në Kashmir vend i administruar nga India kanë ndaluar therjen e kafshëve gjatë festës së Kurban Bajramit, një lëvizje që mund të shkaktojë zemërim të gjerë në rajonin e diskutueshëm ku mbizotëron popullsia myslimane.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një urdhër i lëshuar të enjten tha se “therja / sakrifica e paligjshme e lopëve, viçave, deveve dhe e kafshëve të tjera” duhet të ndalet, duke cituar ligjet e mirëqenies së kafshëve.


Sidoqoftë, arsyeja e qeverisë për ndalimin gati total të kurbanëve mbetet e paqartë.

Në përgjithësi, lopët konsiderohen të shenjta në Indinë me shumicë hindu, dhe therja e tyre ose ngrënia e mishit të lopës është e paligjshme ose e kufizuar në pjesën më të madhe të vendit.

Përkundër ndalimit të therjes së lopës në Kashmir, mishi i lopës është gjerësisht i disponueshëm në pjesën më të madhe të zonave me shumicë myslimane. /Telegrafi/