Incident në Komunën e Prishtinës, raportohet se Fehmi Kupina u sulmua me shishe

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina raportohet se është sulmuar sot me shishe në objektin e Komunës së Prishtinës.
Sulmi raportohet se ka ndodhur menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësen e komunës Arlinda Kastrati e cila ka deklaruar se rasti është në polici.
“Rasti ndodhet në polici, drejtohuni tek ata”, ka thënë shkurt Kastrati.
Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe Kupinën mirëpo i njëjti nuk është përgjigjur.
Gjithashtu deri në publikimin e këtij artikulli as Policia e Kosovës nuk ka dhënë përgjigje për rastin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































