Gjatë mbrëmjes së të hënës është bërë hapja solemne e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë dhe sallës së teatrit “Muharrem Qena”, pas renovimit.
Pas renovimit, kjo hapësirë është transformuar në një simbol të vlerave kulturore e artistike për qytetin e Mitrovicës, shkruan Telegrafi.
Në këtë ngjarje kulturore ishin të pranishëm figura të njohura politike, kulturore e artistike.
Në këtë rast, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se përkrahja për kulturën ka qenë një ndër prioritetet e tij.
“Në qeverisjen time kur kam konkuruar për të qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës, i kam shpalosur prioritetet e mia. Një prej prioriteteve të mia ka qenë përkrahja për sportin, kulturën dhe rininë, jam i lumtur që po shkoj drejt realizimit të premtimeve të mia”, ka thënë Hamza.
Hamza ka thënë se ky është një investim i përbashkët mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Për këtë, ai është shprehur mirënjohës dhe falënderues ndaj ministrisë në fjalë.
“Është investim më shumë se një milion në komplet objektin, ndërsa investimi i përbashkët është në sallën e teatrit”, ka shtuar Hamza.

Ndërsa për fillimin e edicionit të 14-të të festivalit tradicional të komedisë “Mittrix Fest”, Hamza ka theksuar se është optimist se do të shohin shfaqje teatrale të mira.
“Unë jam i lumtur që sonte bashkë me juve do të jem prezent në njërën prej këtyre shfaqjeve”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Për këtë ngjarje kulturore, sekretari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Bislim Bislimi ka thënë se ky është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes dy institucioneve, Komunës së Mitrovicës dhe MKRS-së.
“Aktualisht po zhvillojmë një numër të madh të projekteve të rëndësishme, investime në infrastrukturën kulturore, të trashëgimisë kulturore”, ka thënë Bislimi.

Ai është shprehur se ky është fillimi i përurimeve që i pret në Mitrovicë, transmeton Telegrafi.
“Andaj sot është vetëm fillimi i një cikli të gjatë të përurimeve që na pret në Komunën e Mitrovicës”, ka përfunduar sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi.
Ndërsa, aktori Fisnik Ademi është shprehur falënderues në emër të trupës artistike ndaj Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ademi ka thënë se ky investim ka qenë i nevojshëm.
“Ky investim ka qenë mëse i nevojshëm për kushtet tona që të zhvillojmë artin tonë, të cilin besoj që publiku i Mitrovicës do ta shijojë në vitet në vazhdim”, ka thënë Ademi.
“Kënaquni me shfaqjen sonte që do të fillojë festivali tradicional i komedisë”, ka përfunduar aktori, Fisnik Ademi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirohen pronat komunale në Mitrovicë, disa prej palëve dërgojnë ankesë edhe në MAPL

Largohet një deponi ilegale me mbeturina në një pronë private në Vushtrri

KRU “Mitrovica” zhvillon punime, paralajmëron ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Rrëzohet një lis në lagjen Dardania të Prishtinës, dëmtohen disa vetura

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker