Një fotograf ka kapur momentin e jashtëzakonshëm kur një peshkaqen i bardhë u hodh nga uji gjatë një gare surfing.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jordan Anast atë ditë kishte vendosur të priste, vetëm e vetëm që të arrinte të kapte një moment të tillë në plazhin San Onofre, Kaliforni.


Screenshot 4 54

Në një fotografi të mahnitshme, Anast kapi krijuesin vendas të dërrasave të sërfit, Tyler Warren, duke hipur mbi valët me një peshkaqen “që fluturonte pas tij”.

Screenshot 5 48

Në një seri fotosh që pothuajse duken joreale - peshkaqeni mund të shihet duke bërë një formë gjysmë hëne ndërsa kthehet në ujë.

Screenshot 6 36

Warren thuhet se i tha Anast më vonë se ai as nuk e dinte se peshkaqeni ishte shfaqur pas, e lëre më të ishte pjesë e momentit të rrallë. /Telegrafi/