Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja i ka dhënë fund aventurës pothuajse tre vjeçare në drejtimin e Ballkanit, një periudhë e lavdishme e klubit. Trajneri tiranas që fitoi tre tituj kampioni, një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës është larguar përfundimisht nga klubi. Daja këtë vit nuk arriti ta dërgojë Ballkanin në grupe në garat evropiane, gjë që e kishte bërë dy herë radhazi.

Ai pritet të vazhdojë karrierën te Dinamo Tirana, klub me të cilin ka qenë i lidhur së fundmi. Në orët në vijim klubi suharekas pritet të dal me komunikatë zyrtare. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































