Manekinia amerikane, njëra ndër më të suksesshme në botën e modës, edhe privatisht ka stil të mahnitshëm

Ajo shoqërohet nga një ekip që blen në dyqane të dorës së dytë dhe është në kërkim të disa pjesëve të veçanta.


Trendët e viteve nëntëdhjetë dhe i dekadave të mëparshme janë shesh lodrash të modës së saj.

Bella Hadid është bërë ikonë e modës cilësore, tek ajo ndodhin formula interesante mode, transmeton Telegrafi.

1a46438d9fc14d1cb1ead2a72d0109

E kafenjta është e preferuara e saj, e vesh në shtresa, e cila këto ditë po bëhet përditshmëri.

2751cb165877dc7130b48fd8e46c

Manekinia preferon rroba të rehatshme, por edhe kreacione siç janë çizmet e mëdha.

3697369bf4df2f2247a2dfea

Ajo vesh edhe funde të frymëzuara nga pantallonat cargo, nuanca karakteristike të jeshiles.

4914eea4c056a8659a2aa08a

Vesh mjaft rroba lëkure jo vetëm ekologjike por edhe rroba lëkure të vërtetë, të blera në dyqane cilësore.

bella street style45

Pallto gëzofi vesh me fanella të shkurtra, si kontrast stili.

60b6e96d090a8ad36701f

Kur zgjedh të zezën, Bella mbath edhe atlete të errëta tenisi, me pantallona të ngushta të cilat i theksojnë linjën e trupit.

7d51f041b3290ab784856c17b1

Xhaketat e mëdha xhins janë pjesë e stilit të saj për vjeshtën e ardhshme.

8882b3e7b6f6b98fa74cde595244d925

Ka edhe shumë këpucë lëkure, jo vetëm të zeza, por edhe ngjyrë mustardë. /Telegrafi/