Organizata joveveritare, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar ndaj disa vendimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, pasi thonë se bien në kundërshtim me parimet dhe kriteret kushtetuese, me ligjin dhe dokumentet e politikave të rishikimit funksional të sundimit të ligjit në Kosovë.
Këto veprime kanë të bëjnë, sipas IKD-së, me ngritjen në detyrë të shtatë gjykatësve nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë, në Departamentet Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Apel, kthimin e një gjykatësi në Gjykatën Themelore në Pejë, votimin kundër për shpalljen e konkurseve për kryetar të tri gjykatave themelore, asaj në Prizren, Prishtinë dhe Ferizaj.
Komunikata e plotë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi:
“Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj një varg vendimeve të miratuara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e 244-të të mbajtur më 21 dhjetor 2020, në kundërshtim me parimet dhe kriteret e përcaktuara në Kushtetutë, ligj dhe dokumentet e politikave të rishikimit funksional të sundimit të ligjit në Kosovë, të miratuara ndër të tjera nga vet ky këshill.
Vendimet e kundërligjshme të KGJK-së apo në kundërshtim me politikat e miratuara nga i njëjti mekanizëm ndërlidhen me ngritjen në detyrë të shtatë (7) gjykatësve nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë në Departamentet Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Apel, kthimin e një gjykatësi në Gjykatën Themelore në Pejë, votimin kundër për shpalljen e konkurseve për kryetar të tri (3) Gjykatave Themelore, asaj në Prizren, Prishtinë dhe Ferizaj.
Shkatërrimi i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë:
Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë deri me sot ka pasur 13 gjykatës që kanë trajtuar lëndët e krimeve të rënda. Nga sot ky departament do të ketë vetëm gjashtë (6) gjykatës, kjo pasi gjashtë (6) gjykatës të këtij departamenti, dhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë sot janë ngritur në detyrë në Departamentet Speciale të kësaj gjykate dhe në Apel, kurse një gjykatëse është kthyer në Gjykatën Themelore në Pejë.
Gjatë vitit 2020 Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) kanë miratuar dokumentet e politikave lidhur me Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë, i cili dokument është rezultat i një analizë të thellë, përmbajtësore dhe të arsyetuar mirë lidhur me gjendjen aktuale në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Këto dokumente të miratuara së shpejti priten të finalizohen në Strategji për Sektorin e Sundimit të Ligjit në Kosovë, e para e këtij lloji që nga pas lufta. Pjesë e këtyre dokumenteve janë edhe një varg rekomandimesh që KGJK do të duhej të ndërmerrte për të përmirësuar efikasitetin, transparencën, llogaridhënien dhe integritetin e sistemit gjyqësor në Kosovë.
Sipas dokumenteve të politikave të miratuara edhe nga vet KGJK, Gjykata Themelore në Prishtinë është njëra prej shtatë gjykatave në Kosovë, e cila dhe i ka katër degë: Gllogovc, Graçanicë, Podujevë dhe Lipjan. Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë është më i ngarkuari departament me lëndë të pazgjidhura në Kosovë, me 44% e të gjitha lëndëve apo 4091 lëndë të pazgjidhura në të gjitha departamentet e krimeve të rënda të gjykatave themelore të Kosovës. Megjithatë, numri i gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda të GjTh në Prishtinë ishte 14 ose 32% të numrit të gjyqtarëve të caktuar në departamentet e krimeve të rënda në nivel kombëtar.[1]
Një ndër qindra rekomandime të Rishikimit Funksional ishte edhe kërkesa që të përmirësohen kapacitetet e të dy këshillave, kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve për planifikime strategjike bazuar në të dhëna të tilla (burimet njerëzore, politikat buxhetore dhe vendimet arsyetohen bazuar në ngarkesën me lëndë dhe performancën në gjykata dhe prokurori). Sipas analizës përmbajtësore të rishikimit funksional, ekziston një dallim i madh mes gjykatave dhe prokurorive lidhur me grumbullimin e lëndëve dhe ngarkesës me lëndë. Jo të gjitha gjykatat kanë vështirësi me ngarkesë në punë. Është me rëndësi të vlerësohen dhe analizohen gjykatat ndaras (duke përfshirë nivelet e departamenteve) dhe të ndërmerren masa ndaras. Ajo që është më me rëndësi, Gjykata Themelore në Prishtinë përbën një rast të veçantë i cili ka nevojë për vëmendje, pasi që në të përqendrohet shumica e ngarkesës me lëndë (dhe grumbullimi i lëndëve) në nivel kombëtar, ashtu siç është paraqitur në kapitullin i cili i referohet përcaktimit të problemit. Duhet të përmirësohet ndërlidhja mes ngarkesave me lëndë dhe caktimit të burimeve në gjykatat në Kosovë, posaçërisht në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
KGJK në kundërshtim me tërë këto rekomandime, pa asnjë analizë për të vlerësuar dëmet që mund t’i shkaktohen Departamentit për Krime të Rënda, ka vendosur që tetë (8) gjykatës të këtij departamenti t’i shpërndaj në departamente tjera, duke e lenë këtë departament në vetëm gjashtë (6) gjykatës.
Departamenti për Krime të Renda në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktualisht ka 1,444 lëndë të pazgjidhura, të cilat do të duhet të trajtohen nga gjashtë (6) gjykatësit e mbetur. Sipas KPPRK, në çdo rast penal kur ndryshohet trupi gjykues apo ndryshohet Kryetari i Trupit Gjykues, atëherë lënda duhet të kthehet në pikën zero, me ç’rast duhet anuluar apo shpallur të pavlefshme të gjitha seancat gjyqësore që janë mbajtur më herët. Me vet faktin që shtatë (7) gjykatës të këtij departamenti do të largohen, pothuajse rreth 60% të lëndëve në punë do të kthehen në gjykim nga fillimi.
Kur kësaj i shtohet fakti se gjashtë gjykatës në këtë departament e kanë të pamundur t’i kryejnë 1,444 lëndë në punë brenda afateve kohore, mundësia që shumë prej këtyre lëndëve në faza të mëvonshme të parashkruhen apo trajtohen me vonesa shumë të mëdha pothuajse është e pa evitueshme.
Një qasje e tillë e KGJK-së është e barazvlefshme që me vetëdije, në mënyrë të organizuar, të shkatërrojnë një sistem të ndërtuar me vite, ku në mënyrë të qëllimshme mbi 1,444 lëndë që janë në punë të parashkruhen apo trajtohen me vonesa të mëdha, të cilat do të ndikojnë që numër i madh i këtyre rasteve të dështojnë. Anëtarët e KGJK-së me një qasje të tillë kanë ndryshuar rolet nga persona zyrtarë që do të duhej të ruanin pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor, në persona që me veprimet e tyre kanë cenuar tërë këto parime, duke iu mundësuar shkelësve potencial të ligjit të përfitojnë në të ardhmen.
Konkursi për kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren
Që nga 4 korriku i vitit 2020, Gjykata Themelore në Prizren është duke funksionuar me ushtrues detyre të kryetarit të gjykatës, derisa Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ende nuk ka shpallur konkurs për këtë pozitë. Në nenin 3, paragrafin 1 të Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes, Vlerësimit, Pezullimit dhe Shkarkimit të Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtareve Mbikëqyrës, është përcaktuar se konkursi për pozitat e kryetarëve të gjykatave apo gjyqtarit mbikëqyrës hapen 45 ditë para se kryetarëve aktual tu skadojë mandati.
Në këtë mënyrë, KGJK është dashur që konkursin për kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren ta shpallë më së largu deri më 19 maj 2020.
Por, përkundër faktit se KGJK nuk e ka respektuar këtë afat ligjor që vet e ka përcaktuar, ky këshill ende nuk e ka shpallur konkursin për kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren.
Ndryshe, vet kryesuesi i KGJK-së, mandati i të cilit përfundon me 8 mars 2021, është gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren. Bazuar në dispozitat ligjore të Ligjit mbi Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, anëtarët e KGJK-së e kanë të ndaluar që të zgjedhen kryetarë të gjykatave për dy (2) vitet e ardhshme, por se në praktikë ka pasur raste kur kjo dispozitë nuk është respektuar, si nga KGJK ashtu edhe nga KPK.
Edhe përkundër kërkesës që konkurset për Gjykatat Themelore në Prishtinë, Prizren dhe Ferizaj të shpallen në pajtim me obligimet ligjore, KGJK nuk ka zbatuar të njëjtin standard sikurse me praktikat e vet këtij këshilli, të cilët me 23 qershor 2020, kishin shpallur konkursin e brendshëm për gjykatës në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Apel.
Kufizimi i qasjes në dosjet e kandidatëve për gjykatës që janë dërguar për dekretim
Gjatë takimit të KGJK-së, dy (2) anëtarë kanë shfaqur dyshimet e tyre lidhur me procesin e rekrutimit dhe dërgimit për dekretim të gjykatësve të rinj, duke ngritur shqetësime se kandidatë me dosje penale janë propozuar tek Presidenti për dekretim.
Dy anëtarëve të KGJK-së, edhe pse kanë kërkuar qasje në këto dosje, ajo iu është kufizuar nga ana e kryesuesit të KGJK-së, me arsyetimin e anëtarët duhet të dërgojnë email apo shkresë për të pasur qasje në këto dokumente.
Për më tepër, edhe ky proces është përcjellë me mungesë të transparencës dhe llogaridhënies. Procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të jetë transparent. Kjo do të thotë se procedurat dhe kriteret duhet të përcaktohen qartë nga ligji, njoftimet për vende të lira dhe të gjitha kushtet e kualifikueshmërisë, si dhe çdo kusht tjetër që lidhet me aplikimet, duhet të shpallen publikisht dhe të shpërndahen gjerësisht[2].
KKGJE ka nënvizuar se “është thelbësore që, në përputhje me praktikën në disa shtete, secili Këshill Gjyqësor, kriteret e emërimit dhe përzgjedhjes t’i bëjë të qasshme për publikun e gjerë”. KGJK, në rastin konkret, transparencën dhe llogaridhënien e ka kufizuar jo vetëm në raport me publikun por edhe me vet anëtarët e KGJK-së.
Për më tepër, akuzat se janë propozuar kandidat me të kaluar penale nuk janë arsyetuar dhe nuk është ofruar informacion gjatë mbledhjes së KGJK-së”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje