LAJMI I FUNDIT:

IKD reagon lidhur me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e emërimit të kandidatëve për KPM

IKD reagon lidhur me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e emërimit të kandidatëve për KPM

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të premten, ka reaguar lidhur me mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në procesin e emërimit të kandidatëve për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Sipas IKD-së, mungesa e përfshirjes së monitorimit të shoqërisë civile në procese të tilla cenon rëndë besimin e publikut dhe ulë integritetin e procesit por edhe të kandidatëve në proces.

“Në mënyrë që publiku te këtë mundësi të monitorojë këtë proces duhet të ketë qasje në informacion që procedura te jetë transparente. Qasja në informacion është baza për të gjithë hapat pasues në përfshirjen e OSHC-ve në procesin e vendimmarrjes politike. Ofrimi i informacionit është niveli më i ulët i pjesëmarrjes, i cili zakonisht përbëhet nga një ofrim i njëanshëm i informacioneve nga autoritetet publike, e që në rastin konkret ka munguar informata nga ana e Kuvendit të Kosovës për zhvillimin e këtij procesi, duke ia pamundësuar shoqërisë civile monitorimin e të njëjtit”, thuhet në reagimin e IKD-së.


Reagimi i plotë:

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të Programit Qeverisja e Mirë monitoron punën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në procesin e politikbërjes dhe vendimmarrjes.Në kuadër të këtij fushëveprimi, IKD monitoron edhe procesin e emërimit të anëtarëve të KPM, si organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që “Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Medieve zgjedhen sipas ligjit, përmes një procesi transparent.” Njëherit, një përcaktim i tillë gjendet edhe në nenin 11 të Ligjit për KPM.

Këto obligime kushtetuese dhe ligjore nuk janë respektuar në rastin konkret. Komisioni ad hoc i Kuvendit të Kosovës zgjodhi tre anëtarë të KPM-së pa njoftuar publikun për mbajtjen e procesit të emërimit.

Parimet e transparencës dhe qeverisjes së mirë nënkuptojnë obligimin e institucioneve publike, përfshirë Kuvendin e Kosovës, që të sigurojnë proces të hapur dhe mundësi për publikun dhe organizatat jo-qeveritare për të monitoruar procesin e emërimit të anëtarëve të KPM.

Në mënyrë që publiku te këtë mundësi të monitorojë këtë proces duhet të ketë qasje në informacion që procedura te jetë transparente. Qasja në informacion është baza për të gjithë hapat pasues në përfshirjen e OSHC-ve në procesin e vendimmarrjes politike. Ofrimi i informacionit është niveli më i ulët i pjesëmarrjes, i cili zakonisht përbëhet nga një ofrim i njëanshëm i informacioneve nga autoritetet publike, e që në rastin konkret ka munguar informata nga ana e Kuvendit të Kosovës për zhvillimin e këtij procesi, duke ia pamundësuar shoqërisë civile monitorimin e të njëjtit.

Kuvendi i Kosovës dhe asnjë institucion publik nuk mund të thirret në procedurat e brendshme për të shkelur obligimet kushtetuese e ligjore dhe parimet që promovojnë transparencën dhe llogaridhënien.

Në rastin konkret, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të respektojë obligimin kushtetues e ligjor që anëtarët e KPM të emërohen në procedura të hapura dhe transparente. Arsyetimi se komisionet ad hoc në përgjithësi nuk publikojnë njoftime për mbajtjen e seancave në faqen zyrtare bie në kundërshtim me kërkesën kushtetuese e ligjore që ky proces të jetë i hapur dhe transparent.

Njëherit, nuk është i qëndrueshëm as argumenti i dhënë nga anëtarët e Komisionit ad hoc se transparenca është respektuar me vetë faktin se zgjedhja e komisionit ad hoc është bërë në procedurë plenare (publike).

Shoqëria civile nuk është njoftuar për datat konkrete të emërimit dhe procesi ka dështuar të jetë transparent. Komisioni i Pavarur i Mediave është institucion që vepron në interesin publik ndaj edhe publiku ka të drejtë që të dijë se kush emërohet në këtë Komision dhe çfarë përfaqëson.Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) fton Kuvendin dhe institucionet publike që në pajtim me obligimet që ka Kosova në raport me Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim, të konsiderojë shoqërinë civile si partner për të promovuar vlerat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë dhe të ndalen praktikat e emërimeve pa pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile.

Mungesa e përfshirjes së monitorimit të shoqërisë civile në procese të tilla cenon rëndë besimin e publikut dhe ulë integritetin e procesit por edhe të kandidatëve në proces”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori