Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka evidentuar të meta në Ligjin për Hetim Parlamentar.
Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD, gjatë prezantimit të gjetjeve të raportit me titull “Mos efikasiteti i hetimit parlamentar”- (Mungesë e vullnetit dhe problemet ligjore), tha se Kuvendi duhet që në një afat sa më të shpejtë të nisë ndryshimet e nevojshme.
Sipas tij, një ndër probleme kryesore janë paqartësitë në përcaktimin e kompetencave të komisioneve, mungesa e afateve kohore të qarta për hetime, kufizimet në qasjen e dokumenteve ose dëshmitarëve, e të tjera.
“Ndër problemet kryesore janë paqartësitë në përcaktimin e kompetencave të komisioneve, kufizimin që grupit nismëtar të mos i takojë kryesimi, qartësimi i detyrimit për themelimin e KHP-ve nga 1/3 e deputetëve, mungesa e afateve kohore të qarta për hetimet, dhe kufizimet në qasjen e dokumenteve ose dëshmitarëve. Më tutje, çështje që duhet të rregullohet është edhe caktimi i afatit për t’i propozuar anëtarët, buxhetimi i Komisionit në Kryesi dhe jo në seancë plenare, konflikti i interesit gjatë ushtrimit të detyrës, dërgimi formal i raportit për KHP te Zyra Kombëtare e Auditimit dhe te Prokurori i Shtetit, monitorimi i zbatimit të rekomandimeve dhe disa çështje të tjera teknike dhe administrative”, tha ai, raporton Betimi për Drejtësi.
Jakaj thotë se ligji përcakton që shumica parlamentare të ketë një anëtarë më shumë e që ata si IKD sugjerojnë një anëtar më shumë për opozitën pasi sipas tyre kjo do të ndihmonte në parandalimin e abuzimeve nga shumica.
“Sipas ligjit, shumica parlamentare ka një anëtar më shumë, çka në praktikë ka rezultuar me mbivotim të opozitës ose me mungesa të qëllimshme që bllokojnë punën e komisionit. Për të adresuar këtë, propozimet sugjerojnë një përfaqësim tjetër, një më shumë për opozitën. Kjo do të ndihmonte në parandalimin e abuzimeve nga shumica dhe garantimin e një procesi hetimor me integritet. Ligji aktual parashikon që kryesuesi të mos jetë nga grupi iniciator, një dispozitë që perceptohet si kufizuese. Kjo dispozitë të rishikohet për të lejuar që grupi iniciator të propozojë kryesuesin, duke marrë parasysh njohuritë dhe përkushtimin e grupit iniciues për çështjen e hetuar”, tha Jakaj.
Problematike sipas Jakajt është edhe caktimi i afateve për dorëzimin e nominimeve nga grupet parlamentare. Tha se është e domosdoshme edhe vendosja e dispozitave për adresimin e konfliktit të interesit.
“Ligji aktual nuk përcakton një afat kohor, gjë që çon në vakum procedural dhe vonesa në formimin e komisioneve. Propozimi për një afat shtatëditor do të siguronte efikasitet dhe disiplinë në proces. Po ashtu, është e domosdoshme që të vendosen dispozita për adresimin e konfliktit të interesit, duke përfshirë deklarimin dhe trajtimin e tyre për të siguruar paanshmëri dhe transparencë”, tha Jakaj.
Ai gjithashtu theksoi se ligji nuk e adreson në mënyrë të qartë situatën kur deputetët bllokojnë qëllimisht punën e komisioneve.
“Sa i përket buxhetimit, procedurat aktuale kërkojnë që miratimi i buxhetit të komisioneve të bëhet në seancë plenare, çka krijon burokraci dhe kufizon autonominë e tyre. Ligji për hetim parlamentar nuk adreson në mënyrë të qartë situatat ku deputetët bllokojnë qëllimisht punën e komisioneve.
Monitorimi i zbatimit të rekomandimeve të komisioneve hetimore, Jakaj tha se është një tjetër sfidë.
“Mungesa e një mekanizmi efektiv për ndjekjen e tyre ka çuar në injorimin e rekomandimeve, duke zvogëluar ndikimin e hetimeve parlamentare”, tha Jakaj.
Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të mërkurën organizoi tryezë diskutimi me rastin e publikimit të raportit me titull: “Mos efikasiteti i hetimit parlamentar (Mungesë e vullnetit dhe problemet ligjore)”. Ky aktivitet organizohet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”, e cila organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, FOL, INPO) me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe