Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur fushatën e ditës së sotme me një tubim në Mitrovicë.
Në vendlindjen e tij kryetari i PDK-së, Kadri Veseli theksoi se do të punojnë gjatë katër viteve të ardhshme për të mirën e qytetarëve dhe Mitrovicës, për zhvillimin ekonomik të saj, për t’ia kthyer dinjitetin dhe krenarinë që e ka pasur dikur ky qytet.
“Do të punojmë me modesti, siç e kemi zakon ne mitrovicasit, për të mirën e vendit, çdo ditë për qytetarët tanë, në mënyrë që t’i kthejmë dinjitetin qytetit, i cili ka qenë krenari e zhvillimit ekonomik, i cili ka qenë krenari e kulturës dhe edukimit në një kohë. Tani vërtetë, jo për fajin e qytetarëve, por për shkak, të rrethanave të cilat të gjithë i dimë, ende lëngon nga pengesat dhe mungesat, të cilat ne të gjithë së bashku të vendosur, do të arrijmë, që Mitrovicën tonë ta bëjmë në rend të parë, një qytet siç ka qenë çdoherë të bashkuar dhe ta bëjmë një qytet, i cili është i zhvilluar, një qytet universitar, një qytet ku secili respekton secilin”, ka theksuar Veseli.
Ai premtoi që në mandatin katër vjeçar të kryetares Valdete Idrizi do të shtrohen rrugët në të gjitha lagjet dhe vendbanimet e Mitrovicës, po ashtu do të ketë shërbim shëndetësor cilësor.
Veseli po ashtu premtoi se do të realizohen të gjitha projektet që janë paraparë në programin e saj zhvillimor.
Ndërsa kandidatja për kryetare të komunës nga radhët e PDK-së Valdete Idrizi i ka garantuar qytetarët e Mitrovicës se do do t’ia kthejë namin që kishte qytetit të saj.
Ajo ka premtuar se Mitrovica më nuk do të jetë qyteti më i varfër në Kosovë.
“Unë tashmë i kam garantuar qytetarët e Mitrovicës, po ju garantoj edhe juve se gjatë qeverisjes time katër vjeçare do të jetë një qeverisje e përgjegjshme, efikase, një qeverisje e suksesshme. Do ta sjell qeverisjen lokale afër jush qytetarë të Mitrovicës, do ta bëjë këtë me një transparencë të lartë dhe nivel të lartë të përgjegjshmërisë, duke mbledhur njerëzit me të mirë që ka Mitrovica, profesionistët që kanë një vizion të qartë se kah duhet të shkojmë, kah është zhvillimi i Mitrovicës. Kjo do të bëhet duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë pa e lënë asnjë njeri anash.
Qytetarët e Mitrovicës do të dinë se si shpenzohet paraja publike, do të dinë se ku shpenzohet paraja publike, do të dinë se cilat janë pronat publike dhe si jepen ato në shfrytëzim. Hapi i parë që do ta bëj do të jetë themeli mi i zyrës qendrore për zhvillim ekonomik që do të udhëhiqet nga profesionist të fushës së zbatimit, dizajnimti në fushën e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik lokal….të jeni të sigurt se Mitrovica nuk do të jetë më vendi më i varfër në Kosovë, nuk e meritojnë qytetarët e Mitrovicës, as ne nuk e meritojmë që të jemi kaq mbrapa. Mitrovica nuk do të jetë më qytet i stagnimit por i perspektivës dhe qytet i zhvillimit. Qytet me dinjitet, me krenari ashtu siç kemi qenë gjithherë”, tha ajo.
Ajo tha se Mitrovica nuk do të jetë asnjëherë siç ka qenë, pasi siç tha Idrizi ka ardhë koha e ndryshimeve duke mos harruar të kritikojë qeverisjen e kryetarit aktual Agim Bahtiri.
Idrizi tha se e ka borxh që vendlindjes së saj t’ia kthej dinjitetin që ka pasur.
Unë e kam borxh si bijë e minatorit që tia kthej Mitrovicës atë dinjitet që e ka pas gjithherë aty ku e ka nisë minatori i nëntokës ku e ka nisë babai im dhe baballarët tjerë”, tha Idrizi.
Idrizi premtoi ndërtimin e parqeve dhe kopshteve për fëmijë, bibliotekave të reja, qendrave sportive. Ajo nuk ka harruar që ta lavdërojë punën e ish-kryetarit të Mitrovicës Avni Kastratit dhe kryetarit të ndjerë Bajram Rexhepi.
PDK gjatë ditës ka qëndruar edhe në Podujevë në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Tensione mes Flick dhe yllit të Barcelonës: Trajneri gjerman e dëshiron largimin e tij nga klubi
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025