Projeksionet për bashkimin e Administratës Tatimore dhe Doganës në Agjencinë e të Hyrave të Kosovës po shkojnë drejt dështimit.
Autoritetet qeveritare në Kosovë në vitin 2016, kishin miratuar bashkimin formal të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganës së Kosovës (DK) në një agjenci të përbashkët, duke e quajtur atë si Agjencia e të Hyrave të Kosovës.
Për këtë qëllim para tri vitesh ishte harmonizuar edhe projektligji përkatës, por i cili nuk është miratuar.
Zyrtarë të qeverisë në largim thonë se një unifikim i sistemit të mbledhjes së të hyrave nuk është i nevojshëm.
Luzim Rafuna, këshilltar i ministrit në largim të Financave Bedri Hamza, thotë se situata politike dhe ekonomike nuk është në favor të jetësimit të këtij unifikimi.
Rafuna thotë se është shumë e nevojshme që Dogana të qëndrojë në statusin aktual.
“Dogana paraqet kufirin shtetëror, paraqet identitet të shtetit dhe doganierët janë në të gjitha pikë kalimet kufitare duke përfshirë edhe Serbinë. Për këtë arsye, në situatën politike që ndodhemi sot, Dogana është shumë e nevojshme të qëndrojë me statusin që e ka”.
“Elementi i dytë, sipas raportit të organizatave ndërkombëtare, është se niveli i zhvillimit të Doganës dhe ATK- nuk është i njëjtë. Administrata Doganore është shumë më e zhvilluar se sa Administrata Tatimore. Dhe së treti, është stafi doganor nuk është staf civil, është staf i uniformuar dhe ka komplet kushte dhe paga tjera nga administrata”, tha Rafuna.
Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Bahri Berisha, thotë se misioni i Doganës në disa fusha është më ndryshe sesa ai i Administratës dhe për këtë arsye, ai thotë se jo në të gjithë sektorët nevojitet bashkimi.
Përveç mbledhjes së taksave doganore, tatimi mbi vlerën e shtuar, akcizën për buxhetin, kontrollimin e importit dhe eksportit, Berisha thotë se Dogana kontribuon edhe për sigurinë, si në luftimin e aktiviteteve ilegale, rritjen e sigurisë përmes prezencës në pikat kufitare, siç janë luftimi i krimit kufitar, luftimi i trafikut të drogës, parandalimi i kontrabandimit dhe armëve.
Sipas tij, në këtë proces mund të integrohen vetëm disa njësi të këtyre dy institucioneve.
“Ne vlerësojmë se jo gjithëçka duhet të bashkohet, sepse Dogana parasheh sovranitetin shtetëror të një vendi. Kështu që mendojmë se në disa funksione duhet të ruhet pavarësia e saj sepse është me rëndësi qoftë në aspektin e sigurisë, qoftë në aspektin e luftës kundër krimit transkufitar dhe në fushat tjera që ka përgjegjësi Dogana”, shprehet Berisha për Radion Evropa e Lirë.
Berisha thotë po ashtu se pavarësia e Doganës duhet të ruhet sa i përket prezencës kufitare.
Megjithatë ai shprehet, se nëse një vendim i tillë kërkohet nga Qeveria, Dogana do të punojnë në këtë drejtim.
“Sa i përket rolit të Doganës në prezencën kufitare, praktikat në shumë vende të botës janë se Dogana ruan atë autonomi”, thekson Berisha, duke kërkuar që Dogana të krijojë kapacitete për të parandaluar edhe lloje të ndryshme të krimeve, nisur nga ato kibernetike dhe krimeve tjera.
Kurse Lulëzim Rafuna, thotë se disa nga vendet e Bashkimit Evropian, që më herët kishin përfunduar këtë proces, prapë i kanë ndarë këto agjenci në mënyrë që të funksionojnë në mënyrë të veçantë.
“Unë rekomandoj që mos të bëhet bashkimi qoftë për arsye politike, qoftë për nivelin e zhvillimit të të dy administratave. Por, duhet të shikohet mundësia që të avancohet Administrata Tatimore ndërsa të gjenden mundësitë për krijimin e një etniteti të veçantë i cili do të menaxhojë dhe administrojë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar”, tha Rafuna.
Administrata Tatimore e Kosovës është një agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Financave . Kjo agjenci mbledh tatimet dhe kontributet për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.
Kurse Dogana e Kosovës, përveç detyrimeve doganore për mbledhjen Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), taksën, akcizën nëpër kufij, mbron shoqërinë edhe nga kontrabandimi i drogës, mallrave tjera të ndaluara me efekt të dëmshëm të krimit ekonomik si dhe evazionit në të hyra./rel/Telegarfi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe