Ide për thonjtë, pesë trendet që do të dominojnë këtë dimër

Këtë vjeshtë pamë shumë manikyr të mirë, që nga nuancat kafe çokollatë deri tek “shkëlqimi me kanellë”.
Por, çarë lloj thonjsh do të jenë në trend këtë dimër dhe cilat nuanca do të dominojnë?
Ekspertja e thonjve Amy Streets ka ndarë disa rekomandime të shkëlqyera, qoftë dizajne të thjeshta dhe dizajne minimaliste, pavarësisht se çfarë ‘look-u’ do të kërkoni.
Pra, nëse tashmë jeni duke menduar për një ide të re për thonjtë tuaj, por nuk dini çfarë të bëni këtë herë, ne ju paraqesim disa zgjedhje që mund të shërbejnë si frymëzim.
Thonjtë e butë bajame
Këtë dimër trendi i thonjve me bajame do të jetë shumë i pëlqyer.
“Është koha për të përqafuar forma më natyrale dhe elegante në vend të formave ekstreme këtë dimër”. Format e buta të bajames zgjasin dhe theksojnë formën natyrale të thonjve dhe duken shkëlqyeshëm edhe në thonjtë më të gjatë”, thotë ajo.
Efekti 3D
Siç thotë Ami, ky manikyr do të jetë një hit i vërtetë.
“Ekziston një version i këtij stili për të gjithë – nga delikate në goditës”.
“Pavarësisht nëse janë forma të skalitura në metal të lëngshëm, zbukurime kristalesh të mëdha apo kombinime dizenjosh, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shprehur veten dhe për të krijuar një pamje tërheqëse të thonjve”, thotë ajo.
Bluja detare
Nëse dëshironi një ngjyrë të thjeshtë, këtë sezon mund të zgjidhni nuancat blu deti.
“Në vend të së zezës klasike, shkoni për një pamje më moderne të zgjedhjes së ngjyrave të ftohta”. “Marina ka qenë shumë e njohur në pasarela dhe kërkesa në internet për veshje dhe aksesorë në këtë ngjyrë është rritur në mënyrë dramatike këtë vjeshtë dhe dimër, dhe së fundmi pamë thonjtë blu të kaltër tek modelja e famshme Hailey Bieber”, thotë ajo.
“E errët por elegante, kjo nuancë e sofistikuar është ende e popullarizuar dhe të kujton një qiell nate dimri”, shpjegon Streets.
Thonj xhami
Pas “lëkurës së qelqit”, ka ardhur koha të përfshini trendin e xhamit tek thonjtë.
“Ky është një nga manikyrët e mi të preferuar të dimrit për shkak të dizajnit të pastër dhe të lëmuar. Është krijuar me disa shtresa produkti për të arritur një shkëlqim shumë të lartë dhe thellësi si xhami, me transparencë dhe duket mahnitëse në një larmi ngjyrash, por veçanërisht në një rozë të bukur natyrale të çelur”, shpjegon Streets.
Manikyri i ylbertë
Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, nëse dëshironi diçka argëtuese këtë dimër, pse të mos provoni manikyrin e ylbertë?
“Zgjidhni lustrimet me nuanca të gjalla ose të pasura vezulluese. Këto nuanca janë një opsion më i butë, minimalist dhe një alternativë bashkëkohore ndaj një manikure tradicionale metalike apo vezulluese”, përfundon ajo.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi