Me rezultat 4-0, Interi ka fituar si mysafir i Genoas në ndeshjen e xhiros së 30-të në kampionatin italian.

Nerazzurrët e zhbllokuan rezultatin në minutën e 15-të të takimit me anë të Roberto Gagliardinit, i cili u asistua nga Kwadwo Asamoah.


Në minutën e 40-të u akordua penallti në favor të zikaltërve, ndërsa përgjegjësinë e mori i rikthyeri Mauro Icardi, i cili rezultoi i saktë.

Intergenoa 1 Gol dhe asistim nga Mauro Icardi (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Ivan Perisic e shënoi golin e tretë në pjesën e dytë (54'), falë asistimit pikërisht nga Icardi.

Gagliardini e vendosi rezultatin përfundimtar në ndeshje me golin e dytë personal në këtë takim (81'). Perisic ishte asistues.

Interi është i treti në tabelë me katër pikë më shumë se Milani që ndodhet një vend më poshtë, kurse Genoa vazhdon të qëndrojë larg zonës së rrezikut.

Në xhiron e radhës, Nerazzurrët luajnë kundër Atalantas, kurse Genoa udhëton te Napoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app