Tashmë Mauro Icardi është në histori të Interit.

Në raportin e La Gazzetta dello Sport, sulmuesi argjentinas ka shënuar 75 gola në 127 në paraqitje për klubin nga Milano.


Kështu ai bëhet lojtari i pestë që ka shënuar kaq shumë gola në aq pak ndeshje.

Më të mirë se Icardi janë vetëm: Istvan Nyers, Giuseppe Meazza, Christian Vieri dhe Roberto Boninsegna.

Ish-sulmuesi i Sampdorias po kalon një formë të artë dhe kështu është ftuar nga Kombëtarja e Argjentinës. /Telegrafi/

telegrafi sport app