Ibrakovic thotë se Ballkani e meritoi fitoren ndaj Prishtinës

2022/04/273438117_10160355796058538_6096310835287668221_n.jpg
13:"Shpend Ahmeti

Prishtina është mposhtur nga Ballkani për herë të parë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi nuk ishte në ditën më të mirë dhe pësoi humbje me rezultat 2-0.


Se Ballkani ishte shumë më mirë se Prishtina në këtë sfidë e pranoi edhe trajneri i kryeqytetasve, Abdulah Ibrakovic.

“Urojë Ballkanin për fitore. Ishte shumë më agresiv dhe më i mirë. Ne ishim të lodhur nga ngarkesa e ndeshjeve të kaluara, si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikik. Tash e kemi një javë për rikuperim dhe do të mundohemi të reagojmë”, deklaroi Ibrakovic.

Por trajneri boshnjak nuk mendon se Prishtina do të përfundojë në pozitën e barazhit në fund të edicionit.

“Mendoj se nuk rrezikojmë të mbesim në barazh. Të gjitha ndeshjet i kemi luajtur mirë, pos kësaj sot. Do të mbledhim forcat”, tha Ibrakovic.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo tetë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Prishtina renditet e pestë me 38 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Ballkani udhëton te Ulpiana, ndërsa Prishtina e pret Drenicën. /Telegrafi/

telegrafi sport app

Nga Rubrika

Në trend Botë

Jobs
Deals

Më të lexuarat