LAJMI I FUNDIT:

Ibraimi: Maqedonia favorite ndaj Kosovës, por unë nuk do të luaj në atë ndeshje

Ibraimi: Maqedonia favorite ndaj Kosovës, por unë nuk do të luaj në atë ndeshje

Agim Ibraimi është një ndër futbollistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut me karrierën më të pasur.

Ka fituar trofe të shumtë me Mariborin në Slloveni si dhe ka qenë edhe pjesë e Cagliarit në Itali.

Vite më parë ishte në dilemë për Kombëtaren që duhej të zgjidhte. Vendosi të përfaqësonte Maqedoninë dhe jo Shqipërisë, për arsyen që e zbuloi në lidhjen e drejtpërdrejtë me “Fan Zone” të Super Sport.


“Shqipëria? Ne, lojtarët, na shikojnë si biznes dhe për lekë. Atëherë kam pasur shumë telefonata, por shumë njerëz fusnin hundët në punët e futbollistëve”.

“Kishte edhe nga ata që kërkonin lekë për të luajtur për Shqipërinë”, tregon Ibrahimi.

Ai ka folur edhe për periudhën e kaluar në Seri e A te klubit i Cagliarit.

“Ndoshta duhet të kisha qëndruar më shumë te Cagliari, pasi kërkonin të më mbanin, duke ditur që për huazimin tim paguan 900 mijë euro”.

“Megjithatë vendosa të rikthehesha te Maribori, për shkak se luante në kupat e Evropës. Në të kaluarën kam pasur kontakte me Partizanin dhe nuk i dihet, ndoshta një ditë do të luaj në Kategorinë Superiore.”

“Kosovë-Maqedoni? Mendoj se Maqedonia është favorite në këtë ndeshje. Unë nuk mund të jem pjesë e këtij takimi”, ka thënë ai. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Kalo në kategori