LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Opozita jo që nuk do kthehet në qeveri, por as si opozitë nuk do të mbijetojnë

Ibrahimi: Opozita jo që nuk do kthehet në qeveri, por as si opozitë nuk do të mbijetojnë

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një status në Fejsbuk shkruan se propaganda e opozitës shqiptare, se kjo qeveri nuk do zgjatë më shumë se tre muaj dhe se ata do të kthehen së shpejti në pushtet, përpos dëshpërimit të thellë përmban edhe dy mesazhe tjera.

“Propaganda se “kjo qeveri nuk zgjat më shumë se tre muaj”, që e ka nëntekstin se Soravia do të kthehet përsëri në pushtet, nuk e nënkupton vetëm dëshpërimin e thellë e të paimagjinueshëm të pronarëve të kazinove nga opozita, por ajo i ka edhe dy mesazhe të tjera:

1. Ta mbajnë sado pak, mbase deri në zgjedhje lokale, strukturën partiake me shpresën se “së shpejti kthehemi ne”.


2. Ta shmangin frikën që i ka kapluar se kush e ka radhën pas Ixhet Memetit.

Për fat të mirë të shqiptarëve e për fat të keq të tyre, kësaj pune i ka vdekur nëna. Jo që nuk do të kthehen në qeveri, por si ia kanë filluar me këso sjellje vajtuese e vetëmashtruese, as si opozitë nuk do të mbijetojnë. E ka pas puna e tyre”, shkruan Zeqirija Ibrahimi, kryetar i Alternativës.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori