LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Kontrata kolektive në arsim, nuk mund të zbatohet në kurriz të buxheteve komunale

Ibrahimi: Kontrata kolektive në arsim, nuk mund të zbatohet në kurriz të buxheteve komunale
Sazan Ibrahimi, ASK

Kontrata kolektive në arsimi nuk do të mund të zbatohet më në kurriz të buxheteve komunale, tha drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) Sazan Ibrahimi.

Për këtë çështje Ibrahimi ishte takuar të martën me përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK). Ibrahimi tutje tha se për zbatimin e kësaj kontrate fillimisht duhet të gjenden mjetet financiare.

“Dje u takuam me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës ku u diskutua sa i përket gjetjes së mjeteve financiare për zbatimin e kontratës së re kolektive. Qëndrimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës është se kjo kontratë nuk do të mund të gjejë zbatim në kurriz të buxheteve komunale ashtu siç ka ndodh deri më tani, mirëpo zbatimi i saj duhet të bëhet që së pari të gjinden mjetet financiare dhe pastaj të fillohet së zbatuari”, tha Ibrahimi.


Ai shtoi se Asociacioni, kryetarët e komunave nuk janë kundër kontratës kolektive mirëpo ministritë e linjës i kanë nënshkruar këto kontrata pa konsulta paraprake me komunat e Kosovës dhe gjithnjë ja kanë a dresuar buxhetin komunave të Kosovës.

“Komunave janë duke i’u marrë miliona euro përmes procedurave të përmbarimit sepse nuk është bërë një planifikim adekuat nga niveli qendror sa i përket zbatimit të kësaj kontrate”, tha ai.

Për Ibrahimin kurdo që nënshkruhet kjo kontratë Asociacioni duhet të jetë partnerë, raporton EO.

“…nëse në të ardhmen nënshkruhet një kontratë kolektive nga çfarëdo ministri atëherë Asociacioni duhet të jetë partnerë sepse pa komunat këto kontrata nuk po mund të zbatohen. SBAShKU edhe ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë në çdo mënyrë që zbatimi i kontratave kolektive të bëhet duke i gjetur mjetet financiare pikë së pari dhe pastaj të bëhet zbatimi i tyre. Ne i mbrojmë interesat e komunave, SBAShKU lobon dhe i mbron interesat e mësimdhënësve”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi tutje ka folur edhe për situatën me Coronavirus në komuna, teksa tha se është e menaxhueshme dhe nën kontroll.

“Në takimet virutale që i kemi me kolegjiumet profesionale dhe bisedat me kryetarët e komunave situata nëpër komunat sa i përket Covid-19 është e menaxhueshme të gjitha resurset financiare dhe humane janë në dispozicion nga niveli lokal, dhe niveli lokal është duke e bërë të pamundurën”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori