LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimi: Interpretimi i qëndrimeve amerikane ndaj Kosovës, amatoresk

Ibrahimi: Interpretimi i qëndrimeve amerikane ndaj Kosovës, amatoresk

Profesori i qeverisjes amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thënë se është amatoresk interpretimi që po u bëhet qëndrimeve amerikane ndaj Kosovës.

Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se qëndrimet politike amerikane ndaj Kosovës përgatiten nga administrata, kryesisht në State Departament dhe National Secutiry Council, dhe atë jo në nivelin më të lartë.

Sipas Ibrahimit, për t’i dhënë peshë më të madhe këtyre politikave, qëndrimet kanë ardhur duke ua vënë vulën e zyrës së presidentit.


Postimi i plotë i tij:

Interpretimi dhe pështjellimi që po u bëhet qëndrimeve amerikane ndaj Kosovës është sa amatoresk, por druaj edhe dashakeqas.

Me aq sa e njoh funksionimin e qeverisë amerikane, qëndrimet politike amerikane ndaj Kosovës përgatiten nga administrata, kryesisht në State Department dhe National Secutiry Council, dhe atë jo në nivelin më të lartë.

Për ti dhënë peshë më të madhe këtyre politikave, qëndrimet kanë ardhur duke ua vënë vulën e zyrës së presidentit. Kështu shpjegohet letra e presidentit që erdhi ditë më parë.

Nëse ne mendojmë që presidenti Trump po merret me Kosovën personalisht, është me të vërtetë të bësh hajgare në stilin e Stupcave. Por edhe nëse mendojmë që mund tu bishtërojmë qëndrimeve amerikane (sidomos kur ato mbajnë vulën e presidentit) me analiza koti është amatorizëm politik, dhe shumë i rrezikshëm.

Kosova po kalon në një moment shumë serioz ku do të vendoset fati për dekada të ardhshme.

Nuk është momenti për të bërë politika të stilit “ për inat të resë, …”.

Kërkesat dhe pritshmëritë e SHBA nga lidershipi Kosovar janë shumë të qarta dhe të drejtpërdrejta. Ashtu edhe duhet të merren.

P.S.

Nuk mund të merren si bazë zhvillimet e brendshme në Amerikë për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me politikën amerikane ndaj Kosovës. Ajo nuk do të ndryshojë pa marrë parasysh këtyre zhvillimeve.

Sa për rikujtim, gjatë kohës kur është marrë vendimi për ndërhyrje të NATO-s në Kosovë, Presidenti Clinton ka qenë në proces të Impeachment ( procedura e largimit të presidentit nga detyra).

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori