Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se prapa veprimeve të fundit të strukturave paralele ilegale në veri të vendit për të penguar qasjen në objektet e komunave në Zubin Potok dhe në Zveçan qëndron sërish presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Këshilli serb i Sigurisë.
Sipas tij, kjo me qëllim të tensionimit të situatës që ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive.
Megjithatë, ai beson se kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit do të arrijnë të betohen përkundër mobilizimit të strukturave paralele serbe për të bllokuar qasjen në komunat në Zubin Potok dhe në Zveçan.
Të ndodhura përballë një situate të tillë, ku ekstremistët serbë po tentojnë të vendosin hekura në hyrjet e këtyre komunave, Ibishi thotë se institucionet e Kosovës duhet të kryejnë punën e vet. Porse, siç thotë ai, nuk përjashtohet tensionimi i mëtejmë i situatës.
Në një intervistë për KosovaPress, eksperti i sigurisë thotë se karshi kësaj do të kërkohet një zgjidhje politike.
“Kjo (bllokimi i hyrjeve në komunat në veri nga strukturat paralele serbe), do të sjellë tensionime në veri të Kosovës dhe Policia do të kryejë punën e vet, mirëpo mendoj që kjo do të shkojë përtej asaj dhe do të kërkohet një zgjidhje politike… Këto zgjedhje kanë qenë plotësisht legale, të bëra me një shtyrje, të cilat i kanë pranuar edhe partnerët tanë strategjikë, vendet e QUINT-it, BE-ja… Edhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë në një formë konsekuente në vendimet e veta, gjithherë duke u konsultuar me partnerët tanë strategjikë, deri tek një zgjidhje politike”, thotë ai.
Sipas tij, qëllimi i Serbisë është themelimi i Asociacionit me të drejta ekzekutive.
“Prapa kësaj çdo herë synimi është krijimi i një Asociacioni me kompetenca të plota çka mundëson krijimin e një entiteti të ri, që mund të jetë i ngjashëm me ‘Republika Srbska’ dhe kjo tejkalon dhe shkon përtej asaj që bashkësia ndërkombëtare i jep komunitetit serb… Kjo ka të bëjë me një mundësi që ata të krijojnë një autonomi politike me të drejta ekzekutive… Kjo është strikt me urdhër të Vuçiqit, të Këshillit të sigurisë së tyre, me eksponentë e vet çfarë edhe i ka në veri të Kosovës”, thotë ai.
E tensionimi i situatës sipas tij, do të jenë gjithmonë i nxitur nga vet Vuçiqi.
“Tensionime do të ketë të vazhdueshme nga pala serbe me urdhrat e Vuçiqit. Ata do të bëjnë çmos që të pengojnë punën, inaugurimin, gjegjësisht atëherë kur të krijohet asambleja, kur të japin betimin kryetarët, me qëllim që të marrin favore në rast të trysnisë së ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë së Kosovës”, thekson Ibishi.
Ai thekson se institucionet e Kosovës duhet të synojnë shkëputjen e serbëve të veriut nga ndikimi i Beogradit zyrtar dhe të ekstremistëve serbë.
“Ne duhet të mendojmë në planin afatgjatë sesi ta bëjmë integrimin e komunitetit serb në veri pa ndikimin e Beogradit dhe pa ndikimin e ekstremistëve serbë që janë në vazhdimësi për ndarje, një lloj zëri që adresojnë një bashkësi të komunave që çon kah autonomia e cila çdo herë e predikon një shkëputje”, thotë ai.
Kujtojmë se para pesë ditësh, strukturat ilegale serbe në Zubin Potok kanë vendosur hekura në derën kryesore në objektin e kësaj komune ku pritet të betohet kryetari Izmir Zeqiri.
Ndërsa sot, në ora 1:00 pas mesnate, Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të cilët ishin kapur duke salduar hekura në objektin e Komunës së Zveçanit.
Ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ai që paralajmëroi siç e quajti, “krizë të madhe”, pas takimit të 2 majit në Bruksel, ku Kosova nuk e pranoi draft-statutin e hartuar nga ish-ekipi menaxhues i cili përbëhej nga katër serbë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij