Ia kemi borxh popullit të Ukrainës që ta nxjerrim Vladimir Putinin para gjyqit për krime lufte

Nga: Gordon Brown / The Guardian
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Është koha t’i sjellim para drejtësisë, Vladimir Putinin dhe mbështetësit e tij – dhe ShBA-ja që tani duhet të marrë, nga Evropa, rolin udhëheqës. Duke qenë dëshmitar i dorës së parë të shkatërrimeve të shkaktuara në Ukrainë, Joe Biden duhet të shënojë përvjetorin e parë të pushtimit të Rusisë duke e deklaruar mbështetjen amerikane për tribunalin special për t’i gjykuar – për krimin e agresionit – Putinin dhe xhelatët e tij.
Bideni duhet ta bëjë të qartë se nuk do të ketë vend fshehjeje për ata që me pushtim i zhvendosën më shumë se tetë milionë ukrainas brenda vendit të tyre dhe që detyruan afro nëntë milionë të tjerë në mërgim – si refugjatë. Dhe, po ashtu, se nuk do të ketë askund strehë të sigurt, në botën e qytetëruar, për ata që janë të përcaktuar që të shkaktojnë numër të pallogaritshëm lëndimesh dhe vdekjesh ndaj civilëve të pafajshëm.
Muajin e kaluar, Mbretëria e Bashkuar iu bashkua Francës, Gjermanisë, Holandës dhe vendeve nordike, baltike dhe të Evropës Lindore, në miratimin e kërkesës së Volodymyr Zelenskiyt që presidenti rus dhe miqtë e tij të paditen. Fletakuza, e mbështetur nga BE-ja, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës, përfshin pushtimin e Krimesë dhe të Ukrainës lindore më 2014, planifikimin dhe shpalljen e luftës kundër Ukrainës, si dhe granatimet – pa dallim – të këtij dimri ndaj popullatës civile, të planifikuara për të vdekur ata nga uria dhe për t’i ngrirë deri në nënshtrim.
Një vend i madh perëndimor që ende nuk e ka miratuar këtë tribunal është ShBA-ja. Nëse do të vepronte ndryshe, tribunali i tillë mund të krijohej brenda javëve. Dhe, ka arsye të mira se pse ShBA-ja – zëvendëspresidentja e së cilës, Kamala Harris, fundjavën e kaluar iu bashkua Bidenit në akuzimin e Putinit për “krime kundër njerëzimit” – duhet ta mbështesë këtë qasje.
Krimi i agresionit është krimi origjinal dhe bazik i Putinit dhe ka qenë pikënisja për të gjitha mizoritë tjera. Agresioni është krim për të cilin provat tashmë janë të disponueshme dhe një tribunal special për agresionin – që plotëson punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GjNP) e cila tashmë heton krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit – është mënyra më e mirë për të ecur para.
As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë nënshkruar statutin kundër agresionit të GjNP-së, kështu që gjykata nuk e ka fuqinë për të ndjekur penalisht krimin e agresionit dhe ky boshllëk juridiksioni duhet të mbyllet.
Tribunalet speciale edhe më parë janë promovuar nga ShBA-ja. Pikërisht 30 vjet më parë, me miratimin e ShBA-së, Këshilli i Sigurimit i OKB-së e krijoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë. Një vit më vonë, e mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ruandën. Marrëveshja midis qeverisë së Sierra Leones dhe OKB-së çoi në një gjykatë speciale të pavarur dhe, me ndihmën e OKB-së, u krijuan gjykatat speciale për Kamboxhian dhe Libanin – po me mbështetjen e ShBA-së.
Por, paralelja më e dukshme është vendimi i marrë nga nëntë aleatët evropianë – që u mblodhën në Londër në vitin 1942 dhe që hartuan një rezolutë për agresionin gjerman – që çoi në fund të luftës, prapë me mbështetjen amerikane, në krijimin e gjykatës ushtarake ndërkombëtare dhe gjyqet e kriminelëve nazistë të luftës. Pasoi gjyqi i kriminelëve japonezë të luftës.
Ata që thonë se ndjekjet penale si këto nuk funksionojnë, duhet të kujtojnë jo vetëm verdiktet e Nurembergut dhe të Tokios, por edhe se ish-presidenti famëkeq i Liberisë, Charles Taylor, vuan në një burg britanik – pasi atij iu shqiptua dënimi me 50 vjet, në vitin 2012, për mizoritë e kryera me udhëzimin e tij në Sierra Leone. Vendimi i ngjashëm ka mundur të caktohet për liderin kasap serb, për Sllobodan Millosheviqin, i cili gjykohej në Hagë për krime lufte kur vdiq nga një sulm në zemër në qelinë e tij të burgut. Dhe, tribunalet e luftës mund të dënojnë kriminelët në mungesë të tyre, duke e bërë përgjithmonë të vështirë, për ta, udhëtimin jashtë vendit.
Ushtria amerikane ndoshta do ta këshillojë Bidenin të rezistojë, nga shqetësimi se një gjykatë e tillë do t’ia hapte derën përpjekjeve për ta ndjekur penalisht atë për veprimet diku tjetër. Por, gjykata e propozuar jo vetëm që arsyeton ekzistencën sipas kërkesës nga qeveria ukrainase, por ajo do të ishte e rrënjosur në ligjin e vendit dhe do të mbështetej në të drejtën zakonore ndërkombëtare. Krimi i agresionit do të zbatohej vetëm në kontekstin ukrainas.
Të tjerët mund të pohojnë se ky presion shtesë ndaj Putinit është kundërproduktiv, duke prishur linjën e hollë në të cilën Bideni vazhdon të ecën – midis ndihmës mbrojtëse dhe angazhimit aktiv. Dhe, se kjo do ta linte Putinin më pak të gatshëm për ta kërkuar paqen.
Ky do të ishte vlerësim i gabuar i karakterit të Putinit. E takova për herë të parë në zyrën e tij në Kremlin, në vitin 2006, dhe kjo, si dhe marrëdhëniet e mia me të si kancelar dhe kryeministër, më bindën se gjithçka që ai kupton është forca. Në mënyrë të ngjashme, në çdo hap ai është i shpejtë për ta shfrytëzuar dobësinë. Në çdo takim që kam pasur me të, kërcënimet kanë qenë në rend të ditës. Kërcënimet për të ndaluar daljen e gazit në Perëndim. Kërcënimet për ta shitur naftën në Lindje. Kërcënimet për hakmarrje në rast të zgjerimit të NATO-s.
Kurrë nuk e kam pasur asnjë iluzion: te Putini nuk mund të kesh besë se do ta mbajë fjalën dhe ai nuk është lider që mund t’i besosh. Ishte i përcaktuar, me çdo kusht, që ta kthejë Rusinë në statusin e saj të superfuqisë. Motoja e tij mu duk se ishte si ajo e Kaligula, që turrej në Romën e lashtë duke vrarë këdo që i dilte në rrugë: “Le të urrejnë për aq kohë sa kanë frikë”.
Inteligjenca britanike na tha se ai jo vetëm që kishte iniciuar vrasjen e Alexander Litvinenkos në nëntor të vitin 2006, porse planifikonte atentatet e mëtejshme në rrugët e Londrës. Ishte shfaqja e forcës nga ana jonë – që ia bëri të qartë se do të kishte reagim të fuqishëm ndaj çdo sulmi të mëtejshëm, si dhe duke ofruar vitet e mbrojtjes 24-orëshe për objektivët e njohur – që bënë që shumica e kërcënimeve të zbehen. Mjerisht, 12 vjet më vonë kur roja britanike ra, ndodhën helmimet në Salisbëri.
Këtë herë nuk duhet të ketë dobësi perëndimore, dhe kjo është arsyeja se pse presioni dypalësh për veprim po rritet brenda Kongresit dhe pse një grup i amerikanëve të shquar po nxisin Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që ta mbështesë tribunalin e tillë.
Ia kemi borxh këtë një populli që lufton dhe që tani hyn në vitin e dytë të rrethimit. Qytetet dhe fshatrat e Ukrainës janë shkatërruar dhe zemrat janë thyer, por shpirti dhe uniteti i popullit të Ukrainës kanë qenë të pathyeshëm. Tashti, të gjithë ne duhet ta mbledhim forcën dhe guximin e ngjashëm për ta sjellë Putinin dhe xhelatët e tij para drejtësisë. Në një luftë të cilën Rusia po e humbë, kjo është ndërhyrja së cilës më së shumti do t’ia kenë frikën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës