Sindikata e Punëtorëve të Autoritetit të Aviacionit Civil ka bërë të ditur se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka shfuqizuar tre vendime të Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së, Bujar Ejupi, përmes të cilëve ky i fundit thuhet se kundërligjshëm kishte vendosur për tërheqjen e kredencialeve të disa inspektorëve të AAC-së
Vendimi është marrë më 16.09.2022 thuhet në njoftimin e Sindikatës së Punëtorëve të AAC-së.
“Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka shfuqizuar tre vendime të Drejtorit të Përgjithshëm të AAC-së z. Bujar Ejupi, përmes të cilëve ky i fundit kundërligjshëm kishte vendosur për tërheqjen e kredencialeve të disa inspektorëve të AAC-së.
Përmes një vendimi hakmarrës z. Ejupi ua kishte tërhequr kredencialet 3 inspektorëve në AAC. Njëra inspektore mbante kredencialet nga viti 2007 në AAC, njëherit është inspektorja e parë femër në fushën e aviacionit në Kosovë, ndërsa tjetri ishte inspektori i vetëm i rregullimit ekonomik të aviacionit në Republikën e Kosovës dhe njëherit udhëheqës i SPAAC.
Inspektori i tretë është profesionist me përvojë disa dekada në operimet me helikopter. Përmes këtyre vendimeve z. Ejupi ka dëshmuar se është i gatshëm të degradojë kapacitetet mbikëqyrëse të aviacionit në Republikën e Kosovës të ndërtuara me vite në AAC, për shkak të inateve të tij personale”, thuhet në njoftim.
KPMSHCK ka konstatuar se “vendimi është i paligjshëm pasi është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e ligjit material, ligjit për procedurën e përgjithshme administrative dhe aktet e brendshme normative që përcaktojnë kushtet dhe kriteret për dhënien dhe mbajtjen e kredencialeve të inspektorit në AAC”.
“Kolegji i Këshillit ka gjetur se arsyetimi është dukshëm i pamjaftueshëm, i paqartë, kundërthënës apo i pakuptueshëm dhe është i barabartë me mungesën e tij”.
Po ashtu më 16.09.2022, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka marrë edhe një tjetër vendimi pozitiv për anëtaren tonë të cilës Drejtori i Përgjithshëm i AAC-së përkundër plotësimit të kushteve dhe rekomandimit nga drejtori i departamentit përkatës, në mënyrë të padrejtë i ka mohuar lëshimin e kredencialeve të inspektorit. KPMSHCK ka potencuar se “duhet të aplikohet standardi i njëjtë me qëllim që të mos ketë elemente të diskriminimit për ndonjë zyrtar të caktuar për faktin se kemi të bëjmë me investim profesional dhe financiar nga institucioni i njëjtë”, thuhet më tej.
Në komunikatë theksohet se procesi i përgatitjes së inspektorëve, që janë staf kyç në AAC, merr disa vite përgatitje e cila është shumë e kushtueshme për institucionin.
“Lehtësia me të cilën Ejupi ka vendosur t’i degradojë këta inspektorë dëshmon qëllimet e tij karshi AAC-së. SPAAC u bën thirrje edhe njëherë institucioneve përgjegjëse në Republikën e Kosovës dhe Qeverisë të kthejnë normalitetin në AAC para se të degradohet përfundimisht ky institucion me rëndësi të veçantë për sigurinë e aviacionit civil në Republikën e Kosovës”.
Ndryshe, për këtë çështje ka pasur edhe një raport të Avokatit të Popullit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Ligji për “branitellat” nuk kalon pa përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës