LAJMI I FUNDIT:

Ia amputojnë gabimisht këmbën e shëndoshë, tani duhet edhe tjetrën – menaxhmenti i një spitali në Austri kërkon falje për “lëshimin”

Ia amputojnë gabimisht këmbën e shëndoshë, tani duhet edhe tjetrën – menaxhmenti i një spitali në Austri kërkon falje për “lëshimin”

Mjekët në një spital në Austri, i kanë amputuar gabimisht një pacienti të moshuar këmbën e shëndoshë, shkruan The Guardian.

Pacienti i moshuar vuante nga një sërë sëmundjes, ku si pasojë këmba e tij e majtë është dashur të amputohet. Por siç kanë bërë të ditur nga menaxhmenti i spitalit, ka ndodhur një “gabim tragjik”, transmeton Telegrafi.

“Jemi të shokuar me atë që mësuam të martën, ku pavarësisht të gjitha standardeve, 82-vjeçarit i është amputuar gabimisht këmba e shëndoshë”, thuhet në kumtesën e klinikës Freistadt në afërsi të kufirit me Çekinë, duke shtuar se gabimi ishte vërejtur gjatë ndërrimit të fashave në orët e para të enjtes.


“Duhet të zbulojmë se si ka ardhur deri te ky lëshim, te ky gabim. Dua publikisht të kërkoj falje”, ka thënë drejtori i klinikës Norbert Fritsch.

Mediat austriake, raportojnë se pacienti nga dhimbjet e mëdha fillimisht nuk ishte i vetëdijshëm që ka mbetur pa këmbën e shëndoshë. E duket se deri të gabimi kanë ardhur pak para ndërhyrjes kirurgjikale, kur është regjistruar se cila këmbë duhet amputuar.

“Për fat të keq, gabimi që është bërë ku në vend të këmbës së majtë është prerë e djathta, është rezultat i rrethanave të pashpjegueshme”, thuhet ndër tjera në kumtesën e klinikës.

E pacienti për fat të keq, tani duhet të mbetet edhe pa këmbën tjetër dhe kjo ndërhyrje pritet të ndodh së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalimi të mbajtjes së postit të presidentit të Republikës Serbe

Bosnja
Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Ngjall spekulime mavijosja misterioze e dorës së Trumpit, arsyetohet Shtëpia e Bardhë

Amerika
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Ratifikohet marrëveshja në parlamentin rus - Putin mund ta fut në luftë edhe Bjellorusinë

Evropa
Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Trump tregon mënyrën më të lehtë për tu bërë shtetas amerikan

Amerika
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori