Kamerat e sigurisë në Omsk të Rusisë kanë regjistruar një skenë rrëqethëse.

Bëhet fjalë për një nënë e cila ishte me të birin dhe po bëhej gati të futej në autobus, transmeton Telegrafi.


Megjithatë në një moment derisa i biri tentoi të futej brenda, autobusi u nis dhe dukej sikur ia kishte zënë rrobat dera e autobusit që lëvizi.

Kjo bëri që e ëma e vogëlushit të bëjë të pamundurën që ta shpëtojë atë që tërhiqej zvarrë.

Por ishin kalimtarët e shumtë të rastit që i dolën në ndihmë, duke ia bërë të ditur shoferit që prapa ishte një fëmijë që po tërhiqej zvarrë.

Mrekullisht vogëlushi ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, me përjashtim të disa mavijosjeve, e policia ruse ka njoftuar se ka filluar hetimet për këtë incident. /Telegrafi/