I mituri therë me thikë bashkëmoshatarin e tij në Pejë, dërgohet në mbajtje

Një person (i mitur) është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një të mitur tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 13:10, në Pejë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.
“Pejë 24.02.2026-13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar -i mitur, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar-i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
5 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































