LAJMI I FUNDIT:

Hyundai Elantra tërësisht i ri do të prezantohet gjatë javës që vjen në Hollywood

Hyundai Elantra tërësisht i ri do të prezantohet gjatë javës që vjen në Hollywood

Deri sa kjo të ndodhë, janë shfaqur pamjet që e tregojnë si duket nga afër

Fillimisht, është konsideruar si një mjet i zakonshëm transporti, por me kalimin e kohës, është parë që Hyundai Elantra është më shumë se një sedan praktik dhe komod, transmeton Telegrafi.


Kjo veturë fitoi shumë reputacion për besueshmëri dhe kualitet të lartë, si dhe për stil të mirë si brenda ashtu edhe jashtë, duke bërë që konkurrentët që ta kenë shënjestër dhe të mundohen që ta arrijnë.

Gjatë kalimit të viteve, ky Hyundai është rritur në masë të madhe dhe tani gjithçka është gati, që të prezantohet edhe gjenerata e re.

Prodhuesi korean, ka bërë të ditur se ky model tërësisht i ri, do të prezantohet gjatë javës që vjen nga The Los Studios në Hollywood, ndërsa nuk janë bërë të ditura detajet tjera.

Mësohet se kjo makinë prezantohet më 17 mars, ndërsa janë shfaqur pamjet, që e tregojnë Hyundai Elantra duke lëvizur sipër një ure. /Telegrafi/