Modeli i ri Elantra, është parë duke u testuar me shtresa të mëdha kamuflazhi

Tashmë që Sonata tërësisht e re u lansua, është vetëm çështje kohës, kur do të arrijë Elantra e re, transmeton Telegrafi.


Kësaj makine, i është dhënë një ndryshim i lehtë gjatë vitit të kaluar, por ishte thënë se do të vijë së shpejti versioni tërësisht i ri, i ri dizajnuar.

Derisa pritjet janë të mëdha, kjo makinë pritet të mos zhgënjejë, pasi do ketë gjuhen e re të dizajnimit, që Hyundai e ka zhvilluar kohëve të fundit.

Reporterët që merren me veturat e reja, kanë arritur ta fotografojnë këtë veturë nga afër, teksa testohej në mot të ftohtë, në një rrugë të mbuluar me borë. Shtresat e mëdha të kamuflazhit, nuk kanë mundur ta fshehin dukjen që ka, si dhe ngjashmërinë me një makinë tjetër.

Njohësit e makinave, kanë thënë se Hyundai Elantra, ka linja të buta dhe përfundime shumë të kujdesshme, ndërsa e kanë krahasuar me dukjen që ka Sonata, që është shumë e pëlqyer dhe e mirë. /Telegrafi/

Hyundai foto 2

Hyundai foto 3

Hyundai foto 4

Hyundai foto 5

Hyundai foto 6

Hyundai foto 7