Komuna e Gjilanit njofton se po vazhdon mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe fermerët dhe se është rritur buxheti nga 390 mijë në 1.5 milionë euro.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka theksuar se drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka shënuar progres në rritjen e buxhetit e si rezultat ka rritur edhe mbështetjen në forma të ndryshme.
“Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, duke krahasuar periudhën e punës për vitet 2019-2021 dhe 2021-2024 ka shënuar progres në rritjen e buxhetit e si rezultat dhe rritjet e mbështetjes në forma të ndryshme, për fermerët e gjithashtu dhe rritjen e numrit të përfituesve. Nga viti 2021, ka pasur rritje të jashtëzakonshme të buxhetit të bujqësisë dhe vlera e këtij buxheti vetëm në vitin 2023 ka qenë mbi 1 milion euro”, tha Hyseni.
Kryetari, tregoi se janë 3140 përfitues të farës së grurit, derisa më të kaluarën ishin 2025 përfitues.
“Përfitues të farës së misrit janë 1811 persona, e më parë ishin 983. Rrugë fushore janë 24 km, derisa ishin 19 km. Mekanizëm bujqësor janë 122, ishin 70 përfitues. Me drunjtë dekorativ janë 1000 përfitues, e më parë ishin 870. Përfitues të fidanëve të arrës janë 49. Koshere të bletëve janë 55. Subvencionim me krerë gjedhe janë 156 dhe është bërë trajtimi i 916 qenve endacak”, ka theksuar Hyseni.
I pari i Komunës së Gjilanit, tregoi edhe për projektet e reja e që janë subvencionimi i qumështit, ku 23 përfituesë u mbështetën me 22,585.61 euro.
“Për herë të parë pas luftës Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë, ka subvencionuar me pagesë direkte prodhuesit e qumështit në komunën tonë, me vlerë 0.08 cent. Derisa tash do të jetë subvencioni nga 10 centë për litër”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, theksoi se gjithashtu, Drejtoria e Bujqësisë, për herë të parë ka subvencionuar fermerët me panele solare të kapacitetit prej 3.6 Kë.
“Nga 2500 fermerë që kemi kanë përfituar 1500 kanë përfituar Brenda një viti. Më herët ishte subvencioni 1500 euro, ndërsa tash është 5000 mijë euro dhe i’u lejohet që të aplikojnë në disa projekte e jo vetëm në një”, tha kryetari Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se këto masa kanë rezultuar në përmirësimin e kushteve për fermerët, rritjen e prodhimit lokal dhe avancimin e praktikave të qëndrueshme në bujqësi, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Komuna e Gjilanit dhe e Gostivarit bashkë për mjedis të qëndrueshëm – nisin projektin e ri
Qytetarët raportojnë për dëmtim të shenjave rrugore – Komuna e Kamenicës reagon me rregullim të tyre
Bashkëpunim në kulturë, sport dhe shëndetësi – Vitia synon binjakëzimin me një komunë franceze
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht