Në një duel boksi i kushtohet shumë rëndësi edhe spektaklit, ndërsa këtu bën pjesë edhe çasti i hyrjes së boksierëve drejt ringut.

Kampioni i WBC-së, Deontay Wilder, e mbron titullin kundër sfiduesit të detyrueshëm, Dominic Breazeale.


Arena e mbushur në Barclays Center në Brooklyn të New Yorkut pret meçin më të madh deri më tani të këtij viti.

I pamposhturi me nofkën 'Bomberi i Bronztë'(40-0-1, 39 nokaute) kryesoi titujt e mediave, pasi e kërcënoi kundërshtarin e tij (20-1, 18 nokaute) se mund ta vrasë në ring.

WildeerDeontay 1 (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Në bazë të parashikimeve, Wilder do ta fitojë me nokaut këtë meç, mirëpo nuk pritet që Breazeale t'ia bëjë kaq të lehtë siç shkruhet në letër. /Telegrafi/

WildeerDeontay 2 Deontay Wilder (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app