LAJMI I FUNDIT:

Hyrja e tifozëve në fushë, FFK dënon Dritën me katër ndeshje pa praninë e mbështetësve

Hyrja e tifozëve në fushë, FFK dënon Dritën me katër ndeshje pa praninë e mbështetësve

Gjendja për klubin e futbollit Drita nga Gjilani po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Në një zhvillim të fundit, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës vendosi të martën të dënojë ekipin me një pezullim nga prania e tifozëve në katër ndeshjet e tyre të ardhshme në terrenin e vet, si dhe me një gjobë monetare prej 1500 euro.

Vendimi ndaj ekipit gjilanas u mor pasi komisioni gjeti mospërputhje në organizimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës kundër Prishtinës, e cila u luajt më 24 prill. Sipas komunikatës së FFK-së:

“Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët e Dritës manifestuan sjellje të ashpra, josportive, e të cilat dëmtojnë autoritetin sportiv të futbollit. Sjelljet e tyre janë manifestuar me gjuajtje të gjësendeve të palejuara në drejtim të lojtarëve të Prishtinës, përafërsisht 25 shishe plastike. Tifozët e Dritës kalojnë rrethojat, duke depërtuar në fushë dhe duke u konfrontuar drejtpërdrejt fizikisht me zyrtarët e klubit Drita”.


Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata
Lexo po ashtu Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

FFK gjithashtu theksoi që vendimi ishte “i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të federatës”.

Pas incidentit në fushë, u raportua një incident tjetër që përfshinte drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberi, i cili së bashku me të tjerë nga klubi dhe të afërmit e tij, u akuzua për një sulm ndaj udhëheqësit të tifozëve “Intelektualët”. Zymberi u ndal për 48 orë dhe më pas u përball me një masë më të lehtë nga organet e drejtësisë. Ndërkohë, Drita ka shprehur mbështetjen për Zymberin, i cili vazhdon të mbajë postin e drejtorit sportiv, eduke dënuar dhunën.

Eliminimi i Dritës nga Kupa, së bashku me penalizimin e ri, ka dëmtuar ndjeshëm shanset e klubit për të ndjekur titullin e kampionatit. Me mungesën e përkrahjes së tifozëve në lojërat e tyre si vendas që nga kjo pikë e sezonit, sfidat e Dritës për të ruajtur pozitat e larta në tabelë janë rritur dukshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset

"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit

Përfaqësueset
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Kalo në kategori