Hynë në fuqi vendimi, taksë 100% për të gjitha mallrat që hyjnë nga Serbia edhe për Coca Colan (Dokument)

Ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës me zgjerimin e produkteve ndaj të cilave do të aplikohet taksa 100 për qind.
Qeverisë e mori këtë vendim më 28 dhjetor 2018, ndërsa, patën njoftuar se ky vendim hynë në fuqi më 1 janar. Në këtë listë janë shtuar edhe produktet me origjinë ndërkombëtare të cilat vijnë në Kosovë përmes Serbisë.
Sipas Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, mallrat nuk do të mund të hyjnë pa iu nënshtruar taksës 100 për qind, pavarësisht vendit të origjinës.
Brendet që do t’i nënshtrohen taksës 100 % në bazë të vendimit janë Coca Cola, Ytong-blloka, Rouch-Bravo, Henkel-Persil, Dukat, Tuborg, Gorenje, Meggle, Jaffa, pije jo alkoolike. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































