Jahmir Hyka ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme në kampionatin amerikan MLS.

Mesfushori ofensivë i Shqipërisë, ka qenë titullar për ekipin e tij San Jose Earthquakes ndaj liderit aktual të ligës Fc Dallas.


San Jose befasoi të gjithë kur morri një fitore 1-3 edhe pse pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1.

Ishte minuta e 47-të e ndeshjes, kur mesfushori shqiptar Jahmir Hyka doli në skenë për të shënuar.

Hyka e pranoi një top Godoy në zonë dhe me lehtësi mposhti portierin vendas.

Ky ishte goli i dytë për Hykën këtë kampionat, derisa ka bërë edhe tre asistime.

Edhe pas kësaj fitore, San Jose Earthquakes mbetet në pozitën e fundit në Konferencën e Perëndimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app