LAJMI I FUNDIT:

Humolli nga OBSH-ja: Rritja e rasteve me COVID-19, pasojë e padëgjueshmërisë qytetare

Situata në Kosovë sa i përket pandemisë COVID-19 është shqetësuese. Kështu vlerëson Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Humolli në një intervistë në “Përballje ditore”, me kryeredaktorin Muhamet Hajralluhu në Telegrafi.com ka folur për numrin e lartë të personave të infektuar me COVID-19 dhe rastet e vdekjeve në Kosovë.

Ajo tha se rritja e rasteve me coronavirus është si pasojë e padëgjueshmërisë së qytetarëve.


“Fatkeqësisht situata momentale karakterizohet me rritje të lartë dhe jo të papritur të rasteve me COVID-19, dhe kjo paraqet shqetësim jo vetëm për OBSH-në zyrën në Prishtinë por po ashtu edhe për OBSH-në për rajonin e Evropës dhe të botës. Fatkeqësisht numri i rasteve është rritë përkundër paralajmërimeve tona që duhet të kemi kujdes pas lirimit të masave, pikërisht ajo fazë ka qenë faza kritike kur kujdesi prej secili prej nesh është dashtë të jetë më i lartë, fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu, kjo është pikërisht pasojë e të gjithë neve si individë në parandalimin e sëmundjeve, gjegjësisht me vendosjen e maskave dhe ikjes së vendeve të grumbulluara dhe distancimit fizik”, theksoi ajo.

Isme Humolli, zyrtare për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë intervistës për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com

Gjatë intervistës, Humolli theksoi se lirimi i masave në fazën e tretë është bërë më shpejt se sa që duhet.

“Kam frikë se lirimi i masave sidomos i fazës së tretë është bërë më shpejtë se sa që duhet, u bë më shpejt duke mos e përgatitur popullatën më mirë. Lirimi i masave është dasht të jetë konform përgatitjes së popullit për me mbrojt vetveten”, pohoi ajo.

Më tej, ajo shtoi se lirimi i masave ka bërë që qytetarët të vazhdojnë me sjelljet e njëjta.

“Lirimi i masave bëri që populli të vazhdojë me sjelljet e vjetra, me përqafime, me qëndrime të gjata në ambiente të mbyllura, me qëndrime të gjata në lokale edhe pakujdesia na solli në këtë situatë ku jemi sot. Nuk mund të themi se pandemia deri tani nuk është menaxhuar mirë deri tani, por fatkeqësisht pa dëgjueshmëria qytetare dhe mos respektimi i vendimeve të shtetit. Shteti duhet ta tregojë dorën e vetë, duhet ta tregojnë autoritetin e vet dhe ta ushtrojë atë. Në shumicën e rasteve ka mjaftu edhe policia të jetë në shëtitje dhe vetëm të japin urdhër të mbahet distance sociale”, deklaroi ajo.

Humolli u shpreh se rritja e rasteve me COVID-19 ka ndodhur në të gjitha shtetet e Ballkanit, dhe se kjo ka të bëjë me padëgjueshmërinë e qytetarëve në raport me institucionet e shtetit. /Telegrafi//

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori