LAJMI I FUNDIT:

Humbja nga Joshua ia ka pamundësuar Ruizit që të përfitonte dhjetëra miliona dollarë në të ardhmen

Humbja nga Joshua ia ka pamundësuar Ruizit që të përfitonte dhjetëra miliona dollarë në të ardhmen
(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz mund ta fajësojë veten për humbjen me pikë nga Anthony Joshua në rimeçin e të shtunës që u zhvillua në Arabinë Saudite.

Në këtë mënyrë, boksieri meksikano-amerikan i humbi titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, IBF, WBO dhe IBO, duke i dhënë kështu fund popullaritetit të madh që kishte arritur.

Ruiz u bë kryetemë e mediave sportive në muajin qershor kur e shokoi botën e boksit duke e rrëzuar katër herë kampionin Joshua dhe duke ia rrëmbyer titujt me triumfin në raundin e shtatë.


(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Porse për dallim nga dueli i parë, ai nuk ishte angazhuar sa duhej për t’u përgatitur fizikisht për rimeçin, ashtu që kishte shtuar në peshë, ndërkohë që AJ ishte në formë fantastike.

Përfitimet e majme të Joshuas dhe Ruizit nga meçi, britaniku fitoi pesëfish më shumë para
Lexo po ashtu Përfitimet e majme të Joshuas dhe Ruizit nga meçi, britaniku fitoi pesëfish më shumë para

Në rast se Ruiz do ta fitonte edhe duelin e dytë ndaj britanikut dhe do t’i mbronte titujt, ai do të vihej në një pozitë që do t’ia mundësonte të kërkonte shuma të majme parash për duelet e të ardhmes.

Ai ka mundur ta ketë të garantuar edhe meçin e tretë ndaj Joshuas (të cilin e ka kërkuar pas humbjes) që do të thoshte shumë miliona dollarë për të. /Telegrafi/

(Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori