Inter nuk është i bindur edhe aq që ta mbajë edhe sezonin e ardhshëm në krye të skuadrës, Stefano Piolin.

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, Interi nuk është dorëzuar për trajnerin italian të Chelseat, Antonio Conten.


inter 1

Por nëse italian vendos të mos kthehet në Itali, emër tjetër që preferohet është ai i Sevillas, Jorge Sampaoli.

inter 2

Por lista vazhdon të jetë e gjatë. Në Angli vëzhgohen nga afër trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino dhe ai i Hull Cityt, Marco Silva.

Në listë vazhdon të mbetet emri i Diego Simeones, ndërsa mjaft pikë ka fituar edhe trajneri i Monacos, Leonardo Jardim.

inter 5

Trajneri i Romës, Luciano Spalletti mund të largohet nga kjo skuadër në verë, por dhe mund ta marr drejtimin e Interit. Ai mbetet ndër më të mirët në Serie A. /Telegrafi/

telegrafi sport app