Një paraglajder ka shpëtuar mrekullisht edhe pse u rrëzua nga më shumë se 45 metra lartësi, kur humbi kontrollin mbi parashutën në ajër dhe u përplas në një ndërtesë.

Marquinhos, 35-vjeç është filmuar nga distanca duke fluturuar mbi plazhin Drem në Itanhaem, një resort turistik përgjatë bregut të bukur të Sao Paulos në Brazil, transmeton Telegrafi.


2 19

Ai po manovronte pak metra larg ndërtesës dhe planifikonte të zbriste në rërën e plazhit, por ishin erërat e forta që e larguan dhe e përplasën në një ndërtesë.

3 12

Entuziasti i sporteve ekstreme filloi të sillet në ajër dhe në një moment u rrëzua, e videoja amatore shfaq atë duke u rrëzuar por jo edhe duke u përplasur, pasi që autori i videos vrapon për të parë nga afër se çfarë po ndodhte.

4 13

Si pasojë e rrëzimit dhe përplasjes, Marquinhos ka pësuar lëndime në dy këmbët dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Brazil. Megjithatë pamjet e publikuara në internet, tregojnë se si ai mashtron vdekjen dhe i shpëton më të keqes. /Telegrafi/