Humb jetën një person në Pejë – vetura mori flakë pas rrokullisjes

Një person ka humbur jetën në fshatin Pavlan të Pejës, pasi që i njëjti u aksidentua.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova.
Ai u shpreh se rasti ka ndodhur rreth orës 02:20, ku viktima dyshohet se ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe ku ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Më pas vetura është përfshirë nga flakët.
“Sot me datën, 01.06.2025, rreth orës 02:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan- Pejë, në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë e cila dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në drejtim të Pejës, dhe me të arritur në fshatin Pavlan, humb kontrollim mbi automjetin dhe rrokulliset duke përfunduar ne fushë, vetura është përfshirë nga flakët se bashku me personin që ishte në veturë”, ka thënë Rugova.
Rugova ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, ekipi i zjarrfikësve dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit të shtetit viktima dërgohet ne IML-Prishtinë për obduksion. /Telegrafi/
















































