Një person ka humbur jetën në aksident komunikacioni që këtë pasdite në ora 10:10 ka ndodhur në rrugën rajonale Manastir - Demir Hisar në dalje të fshatit Lisopaj.

Nga SPB-Manasitr infromojnë se aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një traktor, dhe se ka humbur jetën vozitësi i traktorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Komunikacioni në rrugën rajonale Manastir - Demir Hisar, në dalje të fshatit Lisopaj është i ndaluar, kurse ekipi i SBP-Manastir dhe institucionet tjera po kryejnë hetimet dhe i shohin arsyet për aksidentin e ndodhur./Telegrafi/