LAJMI I FUNDIT:

Huawei P9 vjen me 6 prill?

Huawei P9 vjen me 6 prill?

Huawei është duke u përgatitur për modelin më të ri të telefonit të saj, Huawei P9.

Kompania pritet që më 6 prill ta lansojë atë zyrtarisht në një ngjarje të madhe mediale të cilën do ta mbajë në Londër.

Para pak kohës në internet ishin shfaqur pamjet e Huawei P9, ndërsa sot më shumë detaje dhe pamje kanë rrjedhur online për modelin e ri të telefonit nga kompania e famshme kineze.


Huawei P9 pritet të vijë me trupin e metaltë, sensorin për gisht, dhe disa masa të reja të sigurisë për përdoruesit.

Raportet e shumta sugjerojnë se Huawei P9 do ta sjell ekranin me 5.2-inç në 1920 x 1080 piksel, procesorin Kirin 950 me 3GB RAM, si dhe dy kamera të fuqishme.

Kamera e përparme pritet të sjell 5MP, ndërkaq kamera kryesore e pajisjes do të vijë me 12MP me optical image stabilization, baterinë me 3,000 mAh dhe Android 6.0 Marshmallow.

Por pritet që përveç këtij versioni, në treg të shfaqet edhe varianti i P9 me Kirin 955 dhe 4GB RAM.