HTC prezanton edhe modelin One Me

HTC One Me sjell ekranin me 5.2 inç në Quad HD me 2560 x 1440 piksel dhe procesorin MediaTek Helio X10 octa core 2.2GHz.
Karakteristikat tjera të HTC One Me përfshijnë edhe 3GB RAM dhe 32GB memorie, si dhe portin për mikroSD, e cila mund të shkojë deri në 128GB.
Kamera e përparme e telefonit ofron 4MP të HTC Ultrapixel, ndërsa në anën e pasme telefoni sjell 20MP me dual LED dhe mundësinë e incizimit në 4K.
Ashtu si HTC One M9 dhe One M9 +, modeli i ri HTC One Me vjen me Android 5.0 Lollipop dhe versionin e fundit të ndërfaqes së HTC, HTC Sense 7. One Me gjithashtu përmban baterinë me 2840 mAh, rrjetin 4G LTE, WiFi, Bluetooth dhe mundësinë për dy SIM kartela. (Telegrafi)
Nga
Telegrafi
04/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































