LAJMI I FUNDIT:

Hoxhë Osman Musliu pas arrestimit, ia lë fajin Naim Tërnavës për incidentin

Hoxhë Osman Musliu pas arrestimit, ia lë fajin Naim Tërnavës për incidentin

Hoxhë Osman Musliu, nga Drenasi ka reaguar pasi u arrestua dje në Drenas nga Policia e Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Musliu thotë se dje ndodhi një incident në Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, por fajin për këtë e ka kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, i cili sipas Osmanit, kishte ushqyer mllef.

Sipas tij, sekretari i BIK-ut nuk tregoi respekt për Osmanin, andaj edhe erdhi deri tek ajo çka ndodhi.


“Të nderuar qytetarë të Kosovës dhe më gjerë. Dje ndodhi një incident i vogël në Këshillin e BIK-ut në Drenas dhe lajmi u përhap në të gjitha anët se u arrestua Mulla Osmani. Lajmin dhe komentet rreth këtij lajmi çdo kush e bëri sipas qëllimit të vet ashtu nga dëshiron ti jap kahje.

Përleshje mes hoxhallarësh - arrestohet imami i Drenasit, Osman Musliu
Lexo po ashtu Përleshje mes hoxhallarësh - arrestohet imami i Drenasit, Osman Musliu

Por unë si çdoherë jam përbetuar që gjithmonë të ua them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ajo mosmarrëveshje që ndodhi dje mes meje dhe sekretarit të BIK në Drenas ishte vetëm një shpërthim i mllefit të ushqyer nga kreu i BIK, Naim Tërrnava që e ka mbjellë në Këshillin e BIK-ut kundër meje. Në këtë rast viktimë e manipulimit nga ana e kreut të BIK-ut ishte sekretari i Këshillit që nuk tregoj as minimumin e respektit ndaj meje si imam dhe anëtarë i zgjedhur në këtë këshillë nga shumica e imamëve dhe xhematit.

Pas eliminimit juridik nga e drejta elementare e përfaqësimit tim në këtë këshillë si anëtarë i zgjedhur ai dëshiron edhe eliminimin fizik timin nga këshilli i BIK si dhe nga pozita e imamit duke nxitur urrejtje për hakmarrje dhe duke përgatitur gracka në të cilën ra sekretari i BIK-ut. Apeloj publikisht Naim Tërnavës dhe ia bëj me dije që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje sepse nuk ka as mundësinë më të vogël që të hedhë gurin e ta fsheh dorën e as të mbuloj krimet dhe dështimet e veta mbi kurrizin tim. Në një prononcim tjetër do ju ofroj faktet dhe të vërtetën në detaje në lidhje me incidentin në fjalë”, ka shkruar Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Lajme
Shtohen edhe 8 shërbime të reja në e-Kosova, Kurti: Më shumë shërbime digjitale

Shtohen edhe 8 shërbime të reja në e-Kosova, Kurti: Më shumë shërbime digjitale

Lajme
Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit -  çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit -  çfarë tha kandidatja për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu?

Lajme
Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Politikë
Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Kronika e Zezë
Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Lajme
Kalo në kategori