LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë

Hoxhaj: Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ishin frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka kujtuar 39 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj tha se mbi sakrificën e tre heronjve u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare.

“Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë.”, shkroi ai.


Hoxhaj kujtoi eshe një varg nga Jusuf Gërvalla, duke thënë se veprat e dëshmorëve, të burgosurve politikë dhe luftëtarëve të UÇK-së na shërbejnë si yjet e vetme që na ndriçojnë rrugën drejt rimëkëmbjes së dinjitetit kombëtar.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

“39 vite më parë u vranë tinëzisht në Gjermani tre veprimtarët e çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Jugosllavia mendoi se duke vrarë kokat e ilegales, do ta shuante rezistencën e popullit shqiptar. Por, në të vërtetë, aty ku ranë tre veprimtarët, u lindën mijëra të tjerë.

Mbi sakrificën e tre heronjve u forcua lëvizja popullore për liri dhe më pas u krijua Ushtria Çlirimtare. Kështu, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u shndërruan në tre ideologët dhe frymëzuesit e UÇK-së dhe lirisë sonë.

“Unë nuk i shoh yjet / pështjellë në terr” thotë një varg i poetit Jusuf Gërvalla. Sot, në terrin e agjendave për rishkrimin e historisë së luftës sonë të drejtë çlirimtare, kur nuk shohim asnjë yll tjetër, veprat e dëshmorëve, të burgosurve politikë dhe luftëtarëve të UÇK-së na shërbejnë si yjet e vetme që na ndriçojnë rrugën drejt rimëkëmbjes së dinjitetit kombëtar.

PDK-ja është një parti e themeluar nga veprimtarë që vepruan në diasporë, nga të burgosurit politikë, nga luftëtarët e UÇK-së. Pra, nga shokët e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut. Prandaj, natyrshëm, si struktura të PDK-së, sot e përkujtojmë me nderim veprën e tre Heronjve të Kosovës – Jusufit, Bardhoshit e Kadriut”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori