LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Një deputet e tërhoqi votën (Video)

Hoxhaj: Një deputet e tërhoqi votën (Video)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka theksuar se deri para mbajtjes së seancës, e kanë pasur mbështetjen edhe të një deputeti, duke mos e bërë të ditur emrin e tij.

Në emisionin InfoBox të RTV Dukagjini, ai ka thënë se ky deputet është tërhequr në momentet e fundit nga vendimi për ta votuar Veselin për kryetar të Kuvendit.


“Ky deputet është privuar nga kjo votë, për shkak të presioneve, derisa në seancë të Kuvendit u pa se 60 deputetë janë të koalicionit PAN”, ka shtuar Hoxha. /Telegrafi/


Blendi Devolli