Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të ndodhin shumë më shpejt se në vjeshtë, teksa theksoi se të njëjtat mund të mbahen gjatë sezones së pranverës.
Kështu tha ai në RTV Dukagjini, teksa shtoi se nëse nuk mbahen zgjedhjet, Qeveria e Kosovës do të jetë në presion të shtuar.
“Parashoh që zgjedhjet mund të ndodhin më shpejt se në vjeshtë, mund të ndodhin gjatë pranverës sepse nuk shoh që ka rrugëdalje tjetër”, tha ai.
Sipas tij, ndonëse ka pasur progres të çështja e targave dhe energjisë, Hoxha thekson se nuk sheh progres të shpejt në pikën bazë e që sipas tij është Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe.
“Unë po shoh zbatim të marrëveshjeve të kaluara ose copëza të caktuara të marrëveshjeve që nuk kanë të bëjnë me planin franko-gjerman. Kemi zbatim të dy marrëveshjeve që janë jashtë marrëveshjes bazë. Ndonëse ka pasur progres te targat dhe energjia, nuk shoh se do të kemi progres të shpejtë në pikën bazë që është Asociacioni, pranimi i Serbisë që e ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane. Serbia do të vazhdojë të sabotojë tërësinë e marrëveshjes, Kosova do të hezitojë që të kryejë detyrën e saj parësore e që kjo është zbatimi i Asociacioni”, tha ai.
Ndërkaq, lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës pa viza që nga një janari, Hoxha e cilëson si një lajm të mirë.
“Liberalizimi i cili është dashur të ndodhë shumë më herët ka qenë segregues i Bashkimit Evropian ndaj Kosovës për vite të tëra, ka ndodhë shumë mirë që ndodhi, është lajm i mirë sepse na bjen në rrafsh të barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka kuptim që të liberalizohen vizat dhe Spanja të mos e pranojë një gjë të tillë, për më shumë një proces në të cilën Serbia e bën një njohje të tillë. Arsyeja pse Spanja nuk e njeh Kosovën nuk ka të bëjë me pikëpamje antishqiptare, antikosovare, ka të bëjë me idenë e secesionit”.
“Te energjia, mirë është që po paguhen faturat por kjo e arritur është me një kosto të lartë e që është marrëveshja me Elektroserverin, ne i kemi dhënë goxha shumë Serbisë në mënyrë që ta kemi këtë zgjidhje të kësaj situate. Është marrëveshje e vështirë për t’u konsideruar si e dobishme”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania