LAJMI I FUNDIT:

Hoxha: Veseli mbajti premtimin për pastrimin e listave

Hoxha: Veseli mbajti premtimin për pastrimin e listave

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Eliza Hoxha ka thënë se Kadri Veseli e mbajti premtimin që në listën zgjedhore të këtij subjekti mos të përfshijë persona që kanë probleme me drejtësinë.

Hoxha, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se zoti Veseli është fokusuar në luftën kundër korrupsionit dhe sipas saj këtë veprim e ka filluar nga oborri i vet, përcjell Telegrafi.

“Ai ka ofruar një listë të baraspeshuar duke përfshirë njerëz të ri nga fusha të ndryshme profesionale dhe duke mbajtur njerëzit me eksperiencë që kanë kontribuar brenda partisë”.

Ajo tha programi shtatë pikësh i zotit Veseli për luftën ndaj korrupsionit do të bëhet program qeveritar momentin kur PDK-ja fiton zgjedhjet.

“Ne si PDK nuk jemi shfajësuar për gabimet e së kaluarës, por kemi vendosur të merremi me to. Kjo pikë na dallon nga partitë tjera. Pra ne kemi vënë një vijë të kuqe ndaj dukurive negative”.

Hoxha thotë se platforma e veselit kundër korrupsionit krijon mundësi të barabarta për të gjithë ata që do të konkurojnë për një vend pune në Kosovë./Telegrafi/