Sot, u mbajt diskutim “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim”, ku morën pjesë Dhurata Hoxha, Ministre e Integrimeve Evropiane, Nataliya Apostolova, Kryesuese e Zyrës së BE-së, Nedyalcho Danchev, Ambasador i Bullgarisë, Gernot Pfandler Ambasador i Austrisë, ndërsa moderator, Augustin Palokaj, nën organizimin e GIZ-it gjerman.
Në fjalën hyrëse, Ministrja Hoxha theksoi se publikimi i Strategjisë për Zgjerim para pak javësh, ishte një lajm i mirë për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi, sepse Kosova e ka më të qartë pozicionin e vet dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë evropiane, me kusht që të ndërmerren reformat përkatëse.
“Fakti që BE e trajton procesin e aderimit të Kosovës në BE të ndarë nga Serbia, për ne është një njohje e shtetësisë së Kosovës, përkundër mosnjohjes nga disa shtete anëtare të BE-së dhe rezistencës që kanë shfaqur disa shtete që Kosova fare të mos përfshihet në këtë strategji”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se reformat që kërkohen nga Kosova janë substanciale dhe prekin sektorët më të rëndësishëm, të përcaktuara qartë në marrëveshjen për stabilizim dhe asociim, agjendën evropiane për reforma dhe programin për reforma ekonomike.
“Kosova duhet të fokusohet në fuqizimin e sundimit të ligjit, sigurinë dhe migracionin, zhvillimin social dhe ekonomik si dhe marrëdhëniet me shtetet fqinje.
Të gjitha fushat në të cilat Strategjia e Komisionit Evropian kërkon fokus dhe përparim, janë të domosdoshme për Kosovën. Fakti se këto fusha janë përmendur shprehimisht duhet të mobilizoj institucionet e Kosovës për punë më intensive për reforma”, theksoi Hoxha.
Kjo Strategji, ceku Ministrja, e ka bërë të qartë se BE nuk do të importoj probleme, që është një mesazh për Serbinë se duhet vazhduar dialogu me qëllime konkrete dhe nuk do të mund të anëtarësohet në BE pas zgjidhur problemin me Kosovën. Kjo strategji, theksoi ajo, i ka treguar Serbisë se dialogu është i domosdoshëm për të dy palët dhe kjo është shumë e rëndësishme sepse Serbia duhet ta kuptojë se dialogu do të përmbyllet vetëm me një marrëveshje të pranueshme nga të dy palët.
“Gjatë presidencës së Bullgarisë dhe Austrisë, këtë vit, besoj se fokusi duhet të jetë në implementimin e kësaj Strategjie dhe rrugën para se si mund të përfitojë Kosova, ku pa dyshim presim mbështetjen e të dy vendeve”, theksoi Ministrja Hoxha, duke vënë në pah se Kosova pret të ketë mbështetje të pa rezervë sidomos në reformat e ndërmarra të cilat pa dyshim se duhet të reflektojnë atë që kërkohet nga Strategjia.
Do të ishte i mirëpritur një koordinim sa i përket reformave kyçe që do të ndërmerren gjatë këtij viti, theksoi Ministrja Hoxha, dhe beson se puna e përbashkët do të mundësoj rezultate të kënaqshme dhe përparim të Kosovës gjatë vitit 2018.
Në këtë diskutim, morën pjesë edhe qytetarë të cilët dhanë kontribut rreth kësaj çështjeje, dhe në fund u nxorën konkluzionet./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshohen për vjedhje, policia kërkon bashkëpunim e qytetarëve për identifikimin e disa personave

Dyshohet se bartnin dru nga Serbia për në Kosovë, ndalohen dy persona

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës