Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për gjendjen financiare në të cilën gjendet Posta.
Ai ka thënë se për shkak të humbjeve dhe borxheve të Qeverisë ndaj Postës rrezikohen edhe pagat e punëtorëve për muajin prill.
“Gjendja financiare është tejet serioze, shtyrja e pagesës e ka sjellë Postën që të merr vendim për zbritjen e pagave, si dhe ndaljen e sigurimit shëndetësor për punëtorë. Por pavarësisht këtyre masave kemi ardhur në situatë të rëndë që edhe nëse shkojmë me projekte tjera të cilat kërkojnë kohë për implementim nuk mund të zgjidhim problem në rast se nuk kryhet mbulesa e shpenzimit postar nga Qeveria”, thotë Hoxha.
Ai ka treguar se për shkak të humbjeve të krijuara nga shërbimi universal postar, ku Posta detyrohet që t’i dërgojë pakot postare me një çmim prej 40 cent, si dhe mos shlyerjes së borxheve nga Qeveria për këtë ndërmarrje publike, gjendja e saj financiare është e rënduar.
“Që nga viti 2013 e deri më sot nuk na është subvencionuar asnjë cent, për këtë shërbim. Për këtë Qeveria i ka borxhe Postës së Kosovës, mbi 5 milionë euro për shërbime postare. Pikërisht mos mbulimi i shpenzimeve për shërbimin universal postar e ka sjellë këtë gjendje tepër të rëndë financiare, me pas vonesa edhe në pagesën e pagave të punëtorëve”, ka treguar Hoxha.
Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar Posta ka pasur humbje prej 870 mijë eurove.
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, ka thënë se në këtë ndërmarrje janë të punësuar rreth 1000 persona.
“Kemi rreth 750 mijë euro paga mujore për punonjësit e postës. Deri më tani paratë për paga i kemi siguruar vet – nuk kemi marrë asnjëherë subvencione nga Qeveria”, tha ai.
Hoxha ka thënë se kur janë ndarë nga Vala kanë pasur humbje vjetore prej 3.5 milionë eurove, ndërsa kanë trashëguar nga ndarja rreth 5 milionë euro buxhet.
Por për të dalë nga kjo gjendje ai tregon se e kanë rritur numrin e shërbimeve. “Ne kemi rrit numrin e shërbimeve nga 2 shërbime në pothuajse 100 shërbime të reja dhe kemi shkurtuar shpenzime operative dhe të pagave. Në vitin 2015 kemi bërë një shkurtim të pagave duke filluar nga pozita ime për 29% për 1000 euro në muaj, dhe të zyrtarëve tjerë”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.
Ai pagat në Postën e Kosovës, i ka vlerësuar mesatare derisa ka thënë se një postier paguhet rreth 500 euro.
Hoxha ka treguar se gjendja e vështirë në Telekomin e Kosovës si dhe ndërrimi i strategjive të Vala-së rreth shitjes së mbushjeve ka prekur edhe Postën e Kosovës.
“Ne shesim produktet e Valës, në vitin 2013 kemi pasur rreth 400 mijë euro të hyra nga shitja produkteve të Vala-s, tash kemi rreth 80 mijë euro në muaj. Ka një rënie drastike të të hyrave për shkak se Vala ka hapur edhe pika të tjera për shitjen e produkteve të tjera”, tha Sejdi Hoxha kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës.
Po ashtu ai ka folur edhe për shpërndarjen e asistencës sociale për rreth 23 mijë veta si dhe mundësin që mund të kryej shërbime të tjera për Qeverisë e Kosovës në të gjitha pikat e saj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Seminari i CEFTA-s: Shfrytëzimi i mundësive rajonale në arkitekturë, inxhinieri dhe ndërtimtari
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!